• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

”Jam i zhgënjyer”/ Borrell për DW: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën

09:17 : 16/03/2022
në POLITIKE, RAJONI

Në intervistë për DW, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ndalet edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh i zhgënjyer. “Dialogu nuk po ecën” – tha Borrell.

Teksa lufta në Ukrainë vijon të përkeqësohet dita-ditës, rritet edhe shqetësimi, se ndikimi rus mund të fuqizohet akoma më tepër në Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, shpreson që në këto kohë të vështira të mbizotërojë ndikimi evropian dhe jo ai rus në rajon.

Deklaratat e tij u bënë nga Shqipëria, ndalesa e tij e dytë në këtë tur në Ballkanin Perëndimor. Më herët, Borrell vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe pas Shqipërisë, radhën e ka Bosnje Hercegovina.

Z. Borrell, përse vendosët të vizitoni vendet e Ballkanit Perëndimor pikërisht në këtë moment?

Borrell: Është momenti i duhur, shumë i duhur. Siç e dini po zhvillohet një luftë. Ka shumë influencë ruse në Ballkan. Është moment kritik për procesin e zgjerimit. Ka një problem që duhet të zgjidhet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Dhe kemi perspektivën e anëtarësimit në mes të ndryshimeve gjeo-politike në panoramën evropiane.

Lexo edhe:

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

Sa gjasa ka që lufta në Ukrainë të ringjallë konflikte të vjetra në rajon?

Borrell: Lufta në Ukrainë do të ndikojë gjithçka, nga çmimi i ushqimeve që janë pasojë e drejtpërdrejtë e luftës, tek çmimet e energjisë. Marrëdhëniet me Rusinë nuk do të jenë më kurrë njësoj pas asaj që po bëjnë rusët me bombardimin e qyteteve, vrasjen e civilëve, shtypjen e popullit të Ukrainës. Kjo do të përforcojë bashkimin në Evropë dhe duhet të jetë shtysa e madhe për të tejkaluar disa nga problemet që kemi pasur, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Por, gjëja më e rëndësishme që rrezikohet sot, nuk është vetëm lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, por respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, lufta kundër ligjit të xhunglës, ku më i forti shtyp më të dobtin pa asnjë justifikim, dhe kjo është arsyeja përse njerëzit që duan lirinë dhe duan demokracinë duhet të përfshihen.

Përse është shumë i rëndësishëm Ballkani Perëndimor në këtë moment?

Borrell: Nuk është më i rëndësishëm se dje, apo nesër. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm. Ai ka qenë në krye të agjendës së Bashkimit Evropian dhe vijon të jetë po aty, por ama ka disa ngjarje që janë katalizatorë të historisë, disa ngjarje që ndryshojnë marrëdhëniet ndërmjet aktorëve dhe faktorëve të ndryshëm. Rusia do të shtojë influencën në Ballkan, do të mundohet të fitojë shpirtin e njerëzve, do të mundohet të zbatojë shumë fushata dezinformimi, do të mundohet të bindë njerëzit që ajo po lufton kundër nazizmit, që Zelensky është kriminel lufte, apo që po bën gjenocid kundër rusëve, ashtu siç po deklarojnë. Ne duhet ta kundërshtojmë këtë narrativë dhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë dezinformim …

Dhe ka shumë influencë ruse?

Borrell: Shumë influencë ruse. Shpresoj që influenca evropiane të jetë më e madhe.

Të shpresojmë. Por, kur flitet për Ballkanin Perëndimor nuk mund të lihet mënjanë marrëdhënia Kosovë-Serbi. Si e parashikoni dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit? A po ecën ai në drejtimin e duhur?

Borrell: Nuk po ecën. Unë jam i ngarkuar me këtë dialog dhe nuk po ecën. Të paktën nuk po ecën me ritmin që duhet të ecte. Bashkimi Evropian ka një mandat nga Kombet e Bashkuara për të koordinuar, shtyrë dhe aktivizuar këtë dialog. Unë kam caktuar një nga diplomatët më të mirë për këtë detyrë, dhe duhet të them që duhet bërë më shumë, duhet më shumë punë. Duhet të shtyjmë të dyja palët me qëllim që të kuptojnë se ka vetëm një zgjidhje për problemin dhe se ajo vjen përmes dialogut, duke e ditur ama që nuk do të jetë e lehtë. Është çështje shumë e komplikuar. Ju e dini sa e vështirë dhe e komplikuar ka qenë historia e Ballkanit gjatë 20 apo 30 viteve të shkuara. Por e vetmja zgjidhje e këtij problemi është dialogu, dhe unë këtë po nxis, por jam i zhgënjyer që nuk po ecim me ritmin që kërkon problemi, sepse perspektiva evropiane e të dy vendeve po mbizotërohet plotësisht nga rezultati i këtij dialogu.

Po, por të dyja palët këmbëngulin se ka disa tema që nuk janë zgjidhur ende. Për shembull, qeveria e Kosovës ka probleme me zbatimin e marrëveshjes për përfshirjen e komunave me shumicë serbe, dhe nga ana tjetër para pak kohësh ju paralajmëruat Serbinë të mos mohojë gjenocidin dhe të mos lartësojë figurat e kriminelëve të luftës. Këto janë çështje të mëdha …

Borrell: Nuk besoj se mund t’i futemi detajeve të ankesave të ndërsjella, këtyre marrëveshjeve, çfarë ka ndodhur, çfarë kemi rënë dakord, çfarë nuk është përmbushur. Mos më bëni të përsëris dialogun prej shumë orëve që kam pasur me të dy palët. E di që ka disa pika për të cilat nuk ka dakordësi, por ky është qëllimi i dialogut. Si mund të zgjidhen gjërat nëse nuk flasin me njëri-tjetrin?

A ka një zgjidhje që ata të flasin dhe të gjejnë një zgjidhje përfundimtare?

Borrell: Nuk di të ketë zgjidhje tjetër përveç dialogut.

T’i kthehemi Shqipërisë. Në opinionin tuaj, a i ka përmbushur Shqipëria reformat që lidhen me integrimin evropian?

Borrell: Të gjithë bien dakord që Shqipëria ka përmbushur kriteret teknike, kjo nuk është diçka e re. Komisioni Evropian e ka deklaruar këtë dhe ka informuar vendet anëtare, sepse është vendim i Këshillit që nga pikëpamja e Komisionit, që është i ngarkuar me drejtimin e procesit, kemi një Komisioner të ngarkuar për zgjerimin, homologun tim Oliver Varhelyi, Shqipëria ka përmbushur kriteret.

Por, a do të vijojë Shqipëria të vlerësohet e pandashme nga Maqedonia e Veriut?

Borrell: Për momentin, Këshilli ka vendosur që është më e udhës nëse të dy vendet përparojnë së bashku, që ne e quajmë çiftim. Të dy vendet ecin përpara së bashku, ka sinergji, ka kursime sa i përket procedurave dhe është mirë, sepse sa më shumë vende të jenë, aq më mirë është. Por, është e qartë që ka probleme ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe këto probleme duhet t’i zgjidhim. Shumë njerëz janë të angazhuar plotësisht në këtë përpjekje. Unë personalisht, por edhe shumë të tjerë. Dhe unë shpresoj, dhe po bëj të gjitha përpjekjet e mia së bashku me shumë të tjerë, si Komisioneri Varhelyi, Presidenti i Komisionit, Presidenti i Këshillit, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi dhe të bëjmë të mundur që të dy vendet të nisin negociatat me qëllim zgjidhjen e këtij problemi dhe të bëjmë të mundur që të dy vendet të nisin negociatat përpara mbylljes së presidencës franceze.

Po lufta në Ukrainë a do të ngadalësojë apo përshpejtojë vendimin për hapjen e negociatave?

Borrell: Lufta në Ukrainë është këmbanë alarmi për Evropën. Lufta tregon nevojën për më shumë bashkim, nevojën që Ballkani Perëndimor të mos lejohet të mbetet pas në lidhje me zhvillimin evropian. Lufta në Ukrainë tregon nevojën që Evropa të jetë më e fuqishme, më e bashkuar dhe të përshpejtojë disa procese që kanë mbetur pas. Kështu besoj se ky është një rast i mirë, është moment historik. Dhe do të doja t’i jepja një mesazh të gjithëve atyre të përfshirë në proces të përpiqen të tejkalojnë vështirësitë, në mënyrë që të dy vendet të hapin negociatat përpara përfundimit të presidencës franceze.

Si e shihni pozicionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me luftën në Ukrainë? Për shembull, pozicionimin e Serbisë?

Borrell: Vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kanë marrëdhënie të ndryshme me Rusinë. Ky është fakt historik e gjeografik, por kryesisht historik, dhe nuk është sekret që Shqipëria është shumë më tepër në përputhje me Bashkimin Evropian në politikën e saj të jashtme se sa Serbia. Megjithatë, duhet thënë që Serbia ka votuar kundër Rusisë në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si hap shumë i rëndësishëm që e çon drejt anës së Bashkimit Evropian, ndërkohë që flitet për të drejtat e njeriut, sovranitetin e kombeve dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare. /DW

Etiketa: BorrelldialogkosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025
SPORT

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025
BOTA

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025
RAJONI

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025
RAJONI

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025
RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
Para

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurenti i “Përputhen” publikon mesazhet me pronaren e shtëpisë: Kalë i tërbuar

TË GJITHA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025

Sugjerimi i Toni Kroos për Real Madrid: Transferoni këtë lojtar të Milanit

21:40 : 13/05/2025

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com