• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tahiri”/ Rama nuk komenton drejtësinë? Përplasja me Krimet e Rënda për arrestin e ish-ministrit

15:23 : 05/02/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Shtunë se nuk komenton vendimet e drejtësisë, në përgjigje të interesit mediatik për një koment lidhur me dënimin e Saimir Tahiri, ish-Ministrit të Brendshëm dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë të kabinetit të tij të parë për bashkëpunim me trafikanët Habilaj.

Rama u shpreh se “unë nuk komentoj vendimet e gjykatave, unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësisë  dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht prapë të njëjtën gjë do bëja”.

Ky qëndrim i Ramës është më së paku hipokrit, duke rikujtuar qëndrimet e tij për rastin “Tahiri” në të shkuarën dhe sidomos një episod përplasjeje të fuqishme deklaratash me ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi kjo e fundit kërkoi nga Parlamenti lëshimin e autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit.

Në 23 Tetor 2017, pak orë pasi shumica në Parlament rrëzoi kërkesën e prokurorëve të çështjes për heqjen e munitetin e deputetit Tahiri, kryeministri Rama shfrytëzoi një mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të goditur prokurorët e çështjes.

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

“A është i pafajshëm Tahiri? Pas akuzave të ngritura nga prokuroria me një vrap që do kishte habitur edhe Ben Johnsonin, që rekordin e 100 metrave e fitoi me doping dhe me një paraqitje komike që do kishte xhelozuar edhe vetë Mister Bean, kjo pyetje duket e tepërt. Shumë e presin që unë tashmë haptazi t’i bashkohem qëndrimit të Saimirit kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë inatçinj. Gjithçka kemi parë është një kopje surrogato e një gjyqi politik që shumë prej nesh e ka parë 4 vjet në Parlament”, deklaroi Rama para deputetëve të tij.

Ky qëndrim i Ramës nxiti, si rrallëherë, reagimin e prokurorisë.

Në një deklaratë për media të shpërndarë në atë kohë nga (ish) Prokuroria për Krime të Rënda, e firmosur nga titullari i asaj kohe, Besim Hajdarmataj, Rama kritikohej se po tentonte të intimidonte hetimet e pavarura ndaj Saimir Tahirit.

“Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, paraditen e së hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë: Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj. Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Rama, i cili e ka në thelb të qënies së tij reagimin dhe sidomos mbrojtjen pas sulmeve publike, nuk e kapërdiu lehtë qëndrimin e institucionit të Prokurorisë.

Në një reagim “flakë për flakë”, brenda pak orëve, kryeministri nxori një deklaratë kundër prokurorëve që kërkonin arrestimin e Saimir Tahirit.

“Organi i akuzës as ka detyrën dhe as ia lejon etika e funksionit të vet të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike. Ligjvënësit nuk janë noterë të kërkesave të organit të akuzës, por kanë detyrimin kushtetues t’i lëxojnë ato, të dëgjojnë sqarimet e përfaqësuesve të organit në fjalë dhe padiskutim, të gjykojnë mbi to. Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë punën që i ngarkon Kushtetuta e Shqipërisë…”, thuhej në letrën e shpërndarë zëdhënësin e kryeministrit, Endri Fuga.

Tre ditë pas këtij shkëmbimi replikash, në “fushë-betejë” u përfshi në krah të Edi Ramës ambasadori amerikan i asaj kohe në Tiranë, Donald Lu.

Në një takim me Këshillin Rinor, në 26 Tetor 2017, diplomati Lu deklaroi: “Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar”.

Qëndrimi i Don Lu ishte qartazi në përkrahje të Saimir Tahirit dhe shefit të tij politik, Edi Rama. Dhe kjo dallohet qartësisht në reagimin që bëri Rama ndaj deklaratave të ambasadorit.

“Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Etiketa: Edi Ramasaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bujqësia në mëshirën e qiellit

20:39 : 03/06/2025
AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
Para

Rusia zhvendos avionë luftarakë në Bjellorusi përpara manovrave ushtarake

TË GJITHA

Paguan për zhvendosjen e matësit elektrik, qytetarit i ngel kablloja në dorë

21:32 : 04/06/2025

Napoli i ofron rinovimin, Rrahmanin e kërkojnë në Premier League

21:28 : 04/06/2025

VIDEO/ Momenti kur rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë, e fusin në bagazhin e makinës

21:21 : 04/06/2025

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

21:12 : 04/06/2025

Chukwueze zbulon arsyet e sezonit të dështuar të Milan-it

21:11 : 04/06/2025

11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi

21:05 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com