Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takojë më 15 shkurt në Shtetet e Bashkuara sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Sipas raportimeve mediatike, kryeministri do të udhëtojë në SHBA në kuadër të fillimit të mandatit dy vjeçar të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.