Aksident fatal, humb jetën i riu shqiptar /VIDEO

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi, raportojnë këtë të Enjte mediat helene.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki–Vergina, ndërsa i riu që ka humbur jetën është nga Korça. Të plagosur kanë mbetur 2 shokët e tij që ishin me të në makinë.

LEXO EDHE  Goditet me thikë një person në Selenicë

Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar plotësisht.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije nga raportimet mediatike.