DETAJE/ Atentati tek “Don Bosko”, drejt lokalit u derdhën 20 plumba, dyshohet për dy qitës

Vijojnë hetimet për atentatin që tronditi Tiranë pasditen e 4 janarit 2021 në një lokal në rrugën “Don Bosko”.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me automatik në drejtim të një tavoline ku ishin ulur 5 persona duke lënë të vrarë Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur të vëllanë, dalën,  kamarierin dhe një person tjetër.

Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.

Përveç Edmond Crroj gjëndja e të cilit është pak më e rëndë të tjerët ndodhen në gjëndje më të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve, me ta kanë qenë dhe bashkëshortet, të cilat janë larguar dhe vetëm më pas kanë ndërhyrë atentatorët.

Dyshohet për dy çitës dhe flitet se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit.

Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të spitalit ushtarak për të dalë jashtë Tiranës.

LEXO EDHE  “Stealth Omicron” varianti i ri i transmetueshëm ngre shqetësimet për një valë tjetër Covidi

Policia po punon për të parë kamerat e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.

Dyshimet janë se objektiv i atentatit është daja, Edmond Crroj, i njohur dhe me emrin Adriatik I cili në Itali ka pasur procedim penal por nuk përjashtohen asnjë pistë tjetër.

Policia ka qenë në spitalin e Traumës por të plagosurit nuk kanë dhënë asnjë dëshmi pasi janë ende të shokuar.

Kush u vra dhe kush u plagos

Eshtë vrarë Erion Çela, 35 vjeç

Janë plagosur:
Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës është prekur në fytyrë dhe këmbë.

Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimes, i plagosur në bark e këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull

Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë

/Ora News/