• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Morali i humbur i opozitës në rastin Angjeli

10:59 : 22/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Anastas Angjeli është vetëofruar si një nga kandidatët për Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Një politikan karriere, ndër të parët në rradhët e socialistëve, i cili mbijetoi në përplasjet mes tyre, derisa Edi Rama në zgjedhjet e fundit vendosi ta lërë jashtë listës së kandidatëve për deputet.

Angjeli u shfaq në Komisionin e Ekonomisë si një kandidat potencial, duke vetëofruar eksperiencën e gjatë në fushën e financave, por edhe atë politike. Deri këtu s´ka asgjë të habitshme, pasi ai ka të gjithë të drejtën e Zotit për të kandiduar, jo thjesht si anëtar Këshilli, por edhe për Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Çudia qëndron në faktin se gjatë prezantimit, Angjeli mori vlerësimet maksimale nga deputetë të PD-së, të pozicionuar në krah të Berishës dhe Bashës, edhe pse ndaj tij janë derdhur me dhjetra e dhjetra akuza publike.
Ndoshta është nga politikanët e rrallë i akuzuar publikisht për korrupsion jo vetëm nga PD, por edhe vetë socialistët.

Në ditët e sotme Angjeli mund të shfaqet si një akademik, madje madje edhe si një personazh jo politik, por në fakt ai ka qenë deputet dhe ministër i PS-së.

Lexo edhe:

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

Në 2001, në KPD e famshme të socialistëve, Fatos Nano, përmendte treshen Muçi-Naçi-Baçi si etalonin e korrupsionit, ndërsa të tre politikanët në atë kohë ishin rrjeshtuar në krah të Ilir Metës, i cili kishte nisur luftën ndaj liderit të socialistëve.

Nano, në atë kohë, nuk kursente as talljet dhe as akuzat, e thumbonte edhe përmes barsaletave, aq sa Angjeli do të shfaqej pothuajse i përlotur në atë mbledhje për t´iu përgjigjur Fatos Nanos, jo për akuzat, por për faktin se lideri historik i kishte kujtuar pjatën me fasule që kishte gatuar nëna e tij, teksa I kishte shkuar në shtëpi për vizitë.

Në të njëjtën periudhë, Sali Berisha që drejtonte opozitën, e quante mamuthin e korrupsionit, madje përbetohej se do t´a çonte para drejtësisë, duke i numëruar rastet korruptive.

Fatmirësisht ose fatkeqësisht këto momentet e përplasjeve politike, qoftë edhe brenda llojit, nxjerrin në pah të verteta dhe të paverteta, akuza dhe kundërakuza, të cilat nëse do të bëheshin në një vend normal, mund të shërbenin si indicie për Prokurorinë për të nisur hetimet.

Në fakt për të vetmin rast që nisën hetimet lidhur me Angjelin dhe u mbyllën nga Prokuroria në 2006 ishte privatizimi i klubit Dinamo, dosje që në atë kohë u depozitua në organin e akuzës nga ish-ministri i Brendshëm, i ndjeri Sokol Olldashi.

Më pas Angjeli vijoi i qetë jetën politike, ku hera herës emri i tij shfaqej sa herë kishte pozicione të lira drejtuese në institucione. Ai është lakuar vite më parë edhe për pozicionin e Guvernatorit, madje edhe për atë të KLSH-së, është folur për një rikthim të mundshëm në Qeveri, por të gjitha kanë mbetur në kuadrin e hipotezave.
Është e vështirë të gjesh nëse lajmet që qarkullonin ishin dëshira të Angjelit për të kapur një pozicion drejtimi, apo vërtet ai konsiderohej si kandidaturë dhe në momentin final skualifikohej nga Edi Rama.

Përtej lojrave mes Angjelit dhe të majtës, ajo ç´ka ngre pikëpyetje të forta mbi moralin politik dhe jo vetëm, është qëndrimi i dy deputetëve të PD-së, Edmond Spaho dhe Arbi Agalliu, në vlerësimet për ish-deputetin socialist.

E ndërsa Spaho mund të ketë një lloj vlerësimi qoftë edhe për vitet që bashkarisht kanë qëndruar në një sallë Parlamenti, deputeti tjetër i PD-së, i hyrë rishtas në Kuvend, vështirë se mund të ketë njohuri mbi Angjelin, edhe pse mund të ketë qenë student i tij. Ndaj dhe duket pak e habitshme që Agalliu me qëndrimin e tij pro kandidaturës së Anastas Angejlit të ketë shprehur thjesht një qëndrim individual, të pakonsultuar me grupin ku aktualisht bën pjesë, atë të Lulzim Bashës.

Ndonëse Basha personalisht mund të mos ketë artikuluar asnjë akuzë ndaj Angjelit, forca politike që ka drejtuar dhe bën pjesë, e ka akuzuar si mamuth të korrupsionit, akuzë që nuk është artikuluar për vite e vite me rradhë për asnjë ish-ministër, edhe pse për ta mund të jenë vendosur epitete të tjera.

Dhe vetëm nga akuzat publike, mbi të cilat mund të krijohet edhe identikiti politik për një politikan, si dhe nga qëndrimet që sot Lulzim Basha shfaq duke mbajtur në dorë flamurin anti-korrupsion, vënë në dyshim moralin politik të asaj pjese të PD që përfaqëson sot Basha.

Në pothuajse të gjitha fjalimet e fundit Basha përmend vettingun e politikanëve, flet për trekëndëshin e Bermudës, për oligarkët që ngritjen e tyre ndoshta e nisën pikërisht në kohën kur Anastas Angjeli drejtonte Ministrinë e Financave, zhvlerësohen kur një prej deputetëve që është pjesë e grupit të tij, i thur elozhe më shumë se vetë socialistët, ish-deputetit të vetëofruar për Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Nuk dihet nëse Basha mund të distancohet ose jo nga deputeti i tij, por ajo që dihet është se për vite e vite me rradhë, Anastas Angjeli është akuzuar publikisht si simbol i korrupsionit. Dhe këtë nuk e ka thënë vetëm PD, por edhe Fatos Nano 20 vite më parë, dhe mund ta thotë edhe DASH nesër, nëse listat e personave “non grata” hartohen mbi akuzat publike, të OJF apo raportet e ndryshme rajonale.

Etiketa: angjelibankaopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
BOTA

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”!

10:43 : 11/08/2025
AKTUALITET

Delvinë, Zhupa: Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar nga zjarret

11:53 : 02/08/2025
Para

Vidhnin dyqanet e veshjeve, arrestohet banda shqiptare në Itali

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 4 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 03/09/2025

“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

22:53 : 03/09/2025

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

22:39 : 03/09/2025

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:36 : 03/09/2025

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

22:27 : 03/09/2025

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

22:15 : 03/09/2025

Shkencëtarët amerikanë dhe kinezë krijojnë çipin 6G me shpejtësi rekord

22:02 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com