• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Larje WC-je dhe heqje merimange CE, pastrimi i zyrave të ALBCONTROL do të kushtojë 700 mijë euro

11:08 : 14/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

ALBCONTROL, e cila menaxhon sipërfaqen ajrore të Shqipërisë, duket se po “menaxhon” edhe paratë që vijnë lumë nga e drejta e shfrytëzimit të qiellit. Dhjetëra milionë euro arkëtohen nga kjo drejtori, e cila ka qenë mjaft e lakmuar për njerëzit e mazhorancës.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, vjen pikërisht nga kjo drejtori, teksa pas ikjes së saj ujërat janë trazuar shpesh. Fillimisht ulja e pagave, më pas greva dhe shkarkimet. Por, edhe punësimet e njerëzve të afërt të politikamlnëve dhe biznesmenëve, e kanë kthyer ALBCONTROL një “qeveri më vete”.

Dhe, atyre s’u kanë munguar asnjëherë investimet, teksa drejtorët janë kujdesur që t’u plotësojnë kushtet. Nga palestra, shpërblimet e majme e udhëtimet jashtë vendit kanë qenë privilegjet e tyre, pa harruar luksin në të cilin punojnë. Janë investuar dhjetëra milionë euro në zyra dhe mobilim, ndërsa milionat s’kanë ndalur as te pastrimi.

Boldnews.al publikoi disa javë më parë një dokument, që ALBCONTROL kishte hapur një tender prej më shumë se 1 milionë euro për pastrimin e zyrave.

Lexo edhe:

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Faksimile: Njoftimi i tenderit të disa javëve më parë, prej 129 milionë lekë

Disa javë më parë, Boldnews.al publikoi një investigim për “çmëndurinë” e Albcontrol, që do shpenzonte plot 129 milionë lekë të rinj për pastrimin e zyrave. Ndërkohë, disa javë më pas, drejtuesit e këtij institucioni kanë publikuar një tjetër njoftim, ku kësaj herë kanë hapur tënderin me objekt “shërbimi i pastrimit të ambienteve të Albcontrol sha”. Kësaj herë, vlera e fondit limit është 84,175,068 lekë, pra 46 milionë lekë të rinj më pak sesa hera e parë. Me këtë shumë, drejtuesit e kësaj Sh.A-je ndoshta justifikohen se e përligj investimin, por për një vend si Shqipëria serish shuma është tejet e fryrë.

Faksimile: Pastrimi i zyrave të ALBCONTROL tashmë do të kushtojë 700 mijë euro

Ndërkohë, ALBCONTROL ka shpjeguar edhe investimin, duke bërë edhe specifikimet përkatëse. Ajo kërkon pastrimin e tualeteve dhe dyshemeve industriale, rezinë, me pllaka, parketi dhe moketi të të gjitha ambienteve. “Pastrimi i WC-ve, aksesorëve, dyshemeve, pllakave dhe mureve të tualetit dhe dezinfektimi i tyre brenda dhe jashtë. Kontrolli dhe zëvendësimi i materialeve të konsumit në WC (letër higjienike, letër dhe likuid duarsh)” janë disa nga kërkesat.

Faksimile: Me shumën prej 700 mijë eurosh do të pasteohen WC-të dhe do hiqej merimangat

ALBCONTROL kërkon fshirjen me fshesë me korent një herë në ditë, ndërkohë që solucionet të jenë të markës CE. “Larje me solucion dhe lucidim për dyshemenë, minimumi një herë në ditë (uji që do të përdoret për larje, të pregatitet me solucion larës pllakash dhe lucidues konform normave CE). Kërkohet që punonjëset e të dyja turneve, duhet të fokusohen në pastërtinë e korridoreve dhe ambienteve të përbashkëta dhe tualeteve. “Për kryerjen e shërbimit të pastrimit të ambjenteve të Albcontrol sha, nga Kontraktori duhet të vihen në dispozicion materiale shumë cilësore, për shkak të vetë cilësisë së lartë të strukturës së brendshme. Ato nuk duhet të jenë gërryes dhe duhet të jenë në të njëjtën kohë pastrues dhe higjenizues” thuhet në specifikime. Më tej kërkohet “pastrimi i merimangave nga brenda dhe jashtë”, ndërsa për nga shuma tenderi të ngjason me fondet e bashkive për pastrimin e qytetit.

Skandali me tenderat në Albcontrol dhe Trauma, mbi 2.2 mld lekë për pastrim zyrash (Dokumente)

Etiketa: albcontroldokumentetendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

15:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

“AGI KONS” nën lupën e hetimeve! SPAK kërkon të dhëna për tenderat e fituara në 14 vite nga Gent Sula

14:34 : 24/07/2025
AKTUALITET

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

17:03 : 22/07/2025
Para
Foto: FOX

“Miss India” Harnaaz Sandhu shpallet ”Miss Universe 2021″

TË GJITHA

“Lufta” për mbijetesë në Gaza, shembet ballkoni gjatë përpjekjeve për të marrë ushqim (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com