• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pollo: Sot Kuvendi i ringritjes së PD. “Non grata” ndaj Berishës nuk ndihmon demokracinë

09:50 : 11/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle, ku ka folur për situatën politike në vend dhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Pollo është shprehur se Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit i thirrur nga delegatët do të jetë hapi i parë për ringritjen e Partisë Demokratike.

Intervista e plotë:

Ani Ruci/DW: Cfare prisni nga Kuvendi Kombetar i PD qe do te zhvillohet kete te shtune, me 11 dhjetor?
Genc Pollo: Unë e shumë të tjerë në PD presim fillimin e një projekti të ri; icili u bë i domosdoshëm pas disfatës tonë në votimet e 25 prillit. Do të kishte qenë normale që drejtuesit e 25 prillit, mbas tetë vjet mosfitoresh, të deklaronin se nuk do të rikandidonin dhe se drejtuesit e rinj do të zgjidheshin me terezi brenda vitit. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Si pasojë kemi edhe tollovinë brenda partisë. Megjithatë të shohim anën pozitive: kuvendi I 11 dhjetorit është një hap i parë dhe i madh drejt një projekti të ri: drejt një Partie Demokratike që ngjall shpresë në shoqërinë shqiptare e meriton besimin e gjerë të elektoratit. Status quo të tipit “M’u deshën 8 vjet në opozitë për t’u emancipuar nga Berisha e më duhen edhe 8 të tjera, po në opozitë, që të emancipohem nga Rama” janë të papranueshme për PD-në e të dëmshme për demokracinë shqiptare.

Ani Ruci/DW: A po ngrihen ne serite e “Foltores” problemet thelbesore per te ardhmen e PD tanime te percare dhe ne krize te thelle prej humbjeve dhe perplasjes mes liderit te saj historik dhe atij aktual?
Genc Pollo: Në foltoren shëtitëse, ku unë kam qenë dy herë i pranishëm, thuhen plot gjëra. Është e kuptueshme që shprehen me kolorit, emocione e zhgënjime. Por edhe problemet reale të partisë e të vendit po artikulohen qartë bashkë me mazhorancën e demokratëve. P.sh hapi I parë është kthimi i statutit në normalitet duke i sjellë forumet nga përmasa kineze në ato funksionale. Por edhe programatikisht ka shumë për të reflektuar e për të theksuar duke parë zhvillimet gjithandej. P. sh. disa tema të konservatorizmit social të trajtuara aty më duket se patën jehonë në shoqëri. Kjo mungon në segmentin zyrtaro-burokratik të partisë. Në këtë sens foltorja është pozitive për të tërë.

Ani Ruci/DW: Cfare gjasash ka qe PD te fitoje zgjedhjet nese do te kete si lider Berishen, me pasojat e paralajmeruara nga shpallja e tij “non grata” nga SHBA?
Genc Pollo: Zgjedhjet vendore e kuvendore fatmirësisht nuk janë në prag. PD e pas 11 dhjetorit do të ketë kohën e vet për t’u zhvilluar e përshtatur. Detyra e parë është profilimi si opozitë e besueshme; pra një opozitë demokratike por pa hije të usullit jo transparent me kundërshtarin në pushtet (siç po shohim për vetingjet). Më tej është evoluimi i PD-së si bartëse e besimit të shumicës së elektoratit. Sa për raportet me diplomacinë amerikane lipset që me dialog të sinqertë të sqarohen keqkuptimet e ndodhura. Por shihni edhe se çfarë ka ndodhur më parë. Më kujtohet se Fatos Nano në 1993 fajësoi ambasadorin amerikan (“një pirat me thikë në gojë”) për burgosjen e tij; dhe pas katër vjetësh e pa veten kryeministër në marrëdhënie të mira me ShBA. Juve ju kujtohet edhe ambasadori amerikan në 2011 kur deklaroi se ka një “celulë antiamerikane” mes kundërshtarëve të PD-së, asokohe në pushtet. Dy vjet më vonë PS-ja formoi qeverinë dhe Rama nuk e kishte keq muhabetin me të njëjtin ambasador. Ose ju e dini që Berisha gjatë tetë viteve të opozitës, deri sa u bë kryeministër në v.2005, i kishte me ulje-ngritje marrëdhëniet me ambasadën në fjalë. Sa më lart, nuk i them për të relativizuar marrëdhënien strategjike me Shtetet e Bashkuara. Nuk më vete në mendje. Por absolutizimi, nganjëherë propagandistik, i episodeve të veçanta më duket jodomethënës.

Lexo edhe:

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

Vendet e BE na bllokojnë produktet me pesticide/ PD: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik nga dështimet e qeverisë

Sa për përcaktimin “ndalim hyrje” të zotit Berisha nga Departamenti i Shtetit ju a kam shprehur në intervistën me ju në Deutsche Welle në 21 maj; duke ju thënë se më duket i pajustifikuar e i papërshtatshëm. Dhe që nuk ndihmon demokracinë në rrethanat e një mandati të tretë të një pushtetit autokrato-korruptiv.

Ndërkohë po më bën përshtypje është se në këtë çështje Departamenti i Shtetit nuk duket llogaridhënës e transparent me Kongresin e ShBA. /DW/

Etiketa: KuvendiPDpollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025
AKTUALITET

Vendet e BE na bllokojnë produktet me pesticide/ PD: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik nga dështimet e qeverisë

15:20 : 08/09/2025
AKTUALITET

Begaj dekreton datën e mbledhjes së parë të Kuvendit, ja kur do të betohen deputetët e rinj

14:56 : 08/09/2025
AKTUALITET

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025
Para

Manjani: Lulzim Basha, kamikaz i PD-së

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025

Trump jep dritën jeshile, Kushner zhvillon planin amerikan për Gazën pas luftës

22:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com