• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafiku i refugjatëve, Policia: Po përdoren rrugëkalime të reja. Përfitohen 500 euro për person

11:51 : 09/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Shqipëria vijon e më shpesh përdoret si pikë tranziti për emigrantët e vendeve të treta për të vijuar më pas udhëtimin në shtetet e Bashkimit Europian aty ku ata e shohin si toka e premtuar.

Klandestinët të cilët vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, futen në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër kryesisht nga pika kufitarë e Qafë Botës. Më pas kundrejt fitimit ata transportohen me furgonë apo makina drejt kufirit me Kosovën apo Malin e Zi.

Policia e Kukësit ka ndërmarrë një sërë kontrollesh për të parandaluar këtë trafik. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit tha sot (9 dhjetor 2021) Drejtori i DVP Kukës, Drejtues Edmond Sulaj.

Morina: 46 emigrantë të ndaluar në një ditë 

Në vijim të operacionit policor të koduar ”Morina”, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ku si rezultat janë arrestuar  4 shtetas, një nga Prishtina dhe 3 nga Tirana.

Lexo edhe:

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

“Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tunelit të Kalimashit dhe në afërsi të Morinës, në tentativë për t’i kaluar nga kufiri i gjelbër, duke i transportuar me automjetet e tyre, 46 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit deri në 500 euro për person”, tha drejtori i policisë vendore Edmond Sulaj, në një deklaratë për mediat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët, vlera monetare dhe celularë.

Të arrestuar janë D. A., 29 vjeç, banues në Prishtinë; E. D., 37 vjeç, E. D., 36 vjeç, dhe E.T., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Bilanci: 17 raste për një muaj 

Policia e Kukësit njofton se gjatë muajit nëntor 2021, janë goditur 17 raste të kësaj veprimtarie kriminale të dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Gjatë muajit nëntor 2021, janë goditur 17 raste të kësaj veprimtarie kriminale, ku janë arrestuar 16 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë. Janë bllokuar 93 shtetas nga vendet e treta, kryesisht nga Siria”.

Trafikantët po përdorin rrugëkalime të reja me qëllim shmangien e kontrolleve të Policisë në akset nacionale.

“Bazuar dhe në analizën e riskut të bërë gjatë javës së fundit, ku ka rezultuar se personat që tentojnë të kryejnë këtë veprimtari kriminale, po përdorin rrugëkalime të reja me qëllim shmangien e kontrolleve të Policisë në akset nacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, ka organizuar shërbime investigative dhe patrullime, duke përdorur kamerat dhe dylbitë për ditën dhe natën, si dhe kanë instaluar në rrugëkalimet e reja, pajisje speciale që i janë dhuruar Policisë së Shtetit nga policitë partnere, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale”, njofton policia.

Etiketa: refugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025
BOTA

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

18:40 : 16/09/2025
BOTA

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

18:22 : 01/08/2025
Para

“Berisha po u paguan bileta emigrantëve për 11 Dhjetorin”/ Reagon Garo: ‘Çorapja’ trillon

TË GJITHA

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025

“Jam i papunë, jetoj në…”- Ndodhej në mjet me Arjan Ndojin kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit të Shijakut”

12:03 : 07/11/2025

Arrestimi i bujshëm i këngëtares shqiptare në Zvicër/ Skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

11:56 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com