• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi padinë për “30 Qershorin”, pa i dhënë zgjidhje konfliktit kushtetues

17:51 : 02/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi, për verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve monokratike, duke mos e shqyrtuar në themel konfliktin kushtetues të krijuar pas zhdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Vendimi i zbardhur këtë të Enjte (02.12.2021) është në total 35 faqe, përfshirë edhe mendimin paralel të anëtares Sonila Bejtja, e cila ka prezantuar një këndvështrim tërësisht të ndryshëm me 6 gjyqtarët e tjerë.

Në foto: Vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit 2019

Gjykata Kushtetuese u angazhua në dy çështje thelbësore; (1) Verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale; (2) kushtetuetshmërinë e regjistrit të partisë “Bindja Demokratike” në zgjedhje, pavarësisht se nuk kishte fituar ende personalitet juridik.

Për të dyja këto çështje, Gjykata Kushtetuese ka arritur në konkluzionin se nuk janë në kompetencë të saj dhe për këtë arsye ka rrëzuar padinë e Voltana Ademit.

Lexo edhe:

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

Me këtë vendim, Kushtetuesja nuk ka arritur t’i japë një përgjigje përfundimtare konfliktit të krijuar ndërmjet institucioneve të larta, përfshirë Presidentin, Parlamentin dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke mos arritur të parandalojë një situatë të ngjashme në të ardhmen.

Argumentat e shumicës

Gjashtë gjyqtarët, përfshirë kryetaren Vitore Tusha, relatoren Fiona Papajorgji dhe anëtarët Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo dhe Altin Binaj, kanë arritur në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërisë e procesit zgjedhor.

“Në analizë të përmbajtjes së dispozitave kushtetuese që lidhen me kompetencën e Gjykatës, nga njëra anë, dhe atyre që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, nga ana tjetër, vlerësohet se kompetenca e Gjykatës nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore.”

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kompetenca për shqyrtimin e çështjeve të kësaj natyre i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor.

Pasi e ka nxjerrë veten jashtë shqyrtimit të kësaj çështjeve, atëherë gjithçka tjetër ka ecur në këtë drejtim.

Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se kur mund të merrej në konsideratë një padi e tillë.

Sipas vendimit të zbardhur, kërkesa nuk mund të jetë e natyrës së përgjithshme, pra për të gjithë procesin në total, por vetëm për raste të veçanta, emrash të përveçëm, të cilët mund të jenë zgjedhur në kushtet e paligjshmërisë ose në mospërmbushje të kritereve ligjore.

“Kërkesa drejtuar Gjykatës për verifikimin e zgjedhjes duhet të identifikojë funksionarin publik, shkeljen kushtetuese që pretendohet se është kryer gjatë procesit të zgjedhjes së tij, si dhe aktin konkret që materializon shkeljen kushtetuese. Për pasojë, procedura e verifikimit të zgjedhjes së funksionarëve të organeve të parashikuara nga Kushtetuta duhet parë e lidhur me këto koncepte dhe jo e lidhur me vlerësimin, qoftë edhe në aspektin e kushtetutshmërisë, të procesit zgjedhor në tërësinë e tij”, argumentohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në foto: Argumentat e Gjykatës Kushtetuese (me të kuqe) për mos-shqyrtimin në themel të pretendimeve të paditësit

Në vijim, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se shqyrtimi nëse ishte i ligjshëm regjistrimi i partisë “Bindja Demokratike” është një çështje që është jashtë juridikisionit kushtetues.

Në përfundim, Gjykata ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Bashkive, me një vendim, i cili në fakt duket qartë që nuk e ka prekur themelin e konfliktit ndërmjet institucioneve, i pasuar me një krizë të rëndë institucionale, politike e shoqërore.

Mendimi paralel
Gjyqtarja Sonila Bejtja ka paraqitur një “ mendim paralel”, i cili i është bashkëlidhur vendimit të plotë, ku argumenton se çështja në shqyrtim ka pasur një mori elementësh të natyrës kushtetuese, të cilat duhet të ishin vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese.

Bejtja shprehet dakord me anëtarët e tjerë përsa i përket i përket mungesës së legjitimimit të paditëses Voltana Ademi, si edhe për mos-shqyrtimin e kërkesës mbi çështjen e “Bindjes Demokratike”.

Megjithatë, gjyqtarja vlerëson se çështja duhet të kalonte në shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse padia do të ngrihej nga një prej subjekteve që legjitimoheshin për ta vënë në lëvizje Gjykatën.

Në rastin konkret, kjo çështje mund të ishte ngritur nga ndonjë prej subjekteve politike që kishte interes të drejtëpërdrejtë në procesin zgjedhor.

Gjyqtarja Bejtja, ndryshe nga kolegët e saj, vlerëson se çështja në shqyrtim ishte e natyrës kushtetuese, pasi “ka pasur mosmarrëveshje midis subjekteve që kanë kompetenca në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve dhe zhvillimin e këtij procesi, të cilat kanë interpretuar në mënyra të ndryshme parashikimet kushtetuese ku janë mbështetur për ushtrimin e kompetencave të tyre, gjë që, siç ka evidentuar misioni vëzhgues i ODHIR-it, “krijoi një klimë ngërçi dhe polarizimi politik dhe votuesit nuk patën një mundësi kuptimplotë për të zgjedhur mes disa opsioneve politike”’,

Në foto: Pjesë nga argumentat e “mendimit paralel” të gjyqtares Sonila Bejtja

Në vijim, Bejtja rendit në mënyrë telegrafike vendimet që paraprinë 30 Qershorin, të cilat u shoqëruan me përplasje institucionale, dhe që në vlerësimin e gjyqtares “…kulmuan në mosmarrëveshjen kushtetuese, procesin zgjedhor të qershorit 2019, i cili u zhvillua në një klimë tejet të acaruar politike e shoqërore..”.

Sipas “mendimit paralel”, mosmarrëveshja institucionale u shoqërua me të tjera probleme kushtetuese, të cilat gjithashtu duhet të ishin objekt i shqyrtimit nga Gjykata.

“…Në disa bashki, në më shumë se gjysmat, konkretisht në 31 të tilla, mori pjesë vetëm 1 kandidat, duke mos u ofruar mundësi qytetarëve të zgjidhnin alternativën e dëshiruar, dhe në këtë mënyrë, u evidentuan edhe preferencat politike të qytetarëve, çka përbën mohim të së drejtës së votës dhe cenim  të së drejtës kushtetuese për votë të barabartë, të lirë dhe të fshehtë, të garantuar nga neni 45 i kushtetutës”.

Gjyqtarja Bejtja thekson në konkluzionet e “mendimit paralel” të saj se, “...kjo çështje, e lidhur me kërkimin e parë të saj (vlefshmërinë e procesit zgjedhor, shën.red) do të ishte mundur të gjykohej në mënyrë shteruese nga gjykata kushtetuese, nëse do të ishte kërkuar kontrolli kushtetues nga një prej subjekteve që vetë kushtetuta përcakton si subjekt që legjitimohet si i tillë për kërkimet që lidhen me mosmarrëveshje kushtetuese, sipas përcaktimit të nenit 124 të saj”.

Etiketa: 30 qershorKushtetuesevendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

A do ta ankimojnë shkarkimin në Kushtetuese? Reagon një prej avokatëve të Veliajt

21:28 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
Para

Qëllohet për vdekje aktorja e njohur amerikane

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com