• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet në PD/ Nishani: Nuk është thjesht betejë mes Berishës dhe Bashës

16:47 : 30/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Ish-Presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, analizon atë se çfarë po ndodh sot në partinë më të madhe opozitare. Nishani shkruan se kjo nuk është një betejë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, por një betejë mes shumicës dhe pakicës, dhe synon rikthimin e vendimmarrjes legjitime në këtë parti.

“Nuk ka alternativë ! Një betejë që synon përmes reformave politike të riktheje vendimarrjen tek shumica që kërkon të vij në qeverisje përkundër pakicës komode në opozitë.

Shumica në PD pa e bërë dhe fituar këtë betejë sot brenda vetes, nuk mundet të bëjë dhe të fitojë nesër betejën me kundërshtarët politik në vend.

Tashmë është koha që çdokush në anëtarësi, në parlament apo në kryesi të identifikohet me parimet që janë në përballje !

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan Nishani.

Lexo edhe:

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Postimi nga Bujar Nishani

Lëvizja politike që ka nisur në Partinë Demokratike përmes Foltores së Z. Berisha dhe përfshirjes së shumicës dërrmuese të anëtarësisë së partisë ka filozofinë dhe qëllimin e saj politik ashtu siç ka dhe kundërshtarët e vet politik.

Askush i përfshirë në këtë Lëvizje, nuk duhet të kompleksohet nga identifikimi dhe përballja politike me kundërshtarët, qofshin dhe këta në drejtimin aktual të partisë apo brenda grupit parlamentar.

Kjo është një betejë politike. Betejat politike nuk zhvillohen në ajër.

Ato lindin e zhvillohen mes palëve, mes ideve, në mes modeleve.

Sot për sot një fakt është i sigurt dhe publik.

Kjo betejë është mes një shumice dërrmuese dhe një pakice minore.

Pakica flet nga institucionet zytare të partisë. Kryetari, kryesia, grupi parlamentar.

Kjo është edhe një prej arsyeve pse shumica zgjodhi të aktivizojë institucionin që i takon asaj, Kuvendin Kombëtar.
Fakti nëse e drejta është me shumicën e partisë dhe terrenit apo me pakicën e zyrës së Kryetarit, mbetet për tu provuar.

Personalisht nuk kam dyshim, por morali në politikë kërkon të konsumohen të gjitha fazat e lëvizjes.

Pikërisht këtu qëndron avantazhi i shumicës, tek qëllimi dhe objektivi i Lëvizjes.

Pakica e zyrës së kryetarit po përpiqet me të gjitha mjetet në dispozicion ta fokusojë Lëvizjen tek debati Berisha-Basha.

Eshtë e vërtetë që ka një relacion problematik midis Z. Berisha dhe Z. Basha, për shkak të një akti ilegal dhe amoral politik të L.Bashës.

Por ta zhvendosësh thelbin e Lëvizjes politike tek beteja Berisha-Basha është ; sipërfaqësore prej emocionantëve dhe taktikë për të fshehur thelbin prej djallëzorëve.

Akti i L. Bashës ndaj Dr. Berishës ishte një akt i mirëfilltë politik, i ideuar, planifikuar e lobuar prej kohësh.
Pavarësisht se S. Berisha ishte larguar nga vendimarrja dhe drejtimi i PD.
Por shënjestrimi i Z. Berisha ishte shënjestrimi për PD.

Aleanca e lidhur tashmë Rama-Basha, e kalkulonte Sali Berishën si simbolin e unifikimit dhe energjizimit të forcës politike dhe elektorale të PD.

Kjo në fak u provua se ishte e vërtetë, tashmë gjatë Foltores.

Situata në PD vijoi të degradonte vit pas viti deri sa në 2021, PD u kthye në një forcë politike pa kurrfarë rrezikshmërie elektorale ndaj të majtës që siguroi 12 vite në pushtet, ndërsa PD shkonte drejt zhvlerësimit total.

Denoncimi i paaftësisë dhe dembelizmit të L. Bashës kishte vlerë veç pak kohë pas 25 prillit, ku u konsolidua përfundimisht mendimi, se me të PD nuk i fitonte kurrë zgjedhjet.

Zhvillimet politike dhe qëndrimet e L. Bashës në javët dhe muajt që pasuan 25 prillin flisnin për një dimension shumë më të rëndë.

Ato konfirmonin misionin e L. Bashës.

Mbajtjen e PD nën kontrollin e tij, pavarësisht se ajo ishte drejt komas politike.

Prej këtu lindi thelbi dhe qëllimi real i Lëvizjes politike.

Foltorja e materializojë atë.

Eshtë e vërtetë që nga pjesmarrësit masivë në Foltore ka edhe doza të larta nostalgjie ndaj S. Berishës, por po aq i vërtetë është dhe fakti i motivimit të kësaj shumice dërrmuese në Lëvizje, si nevojë e energjizimit të papajtueshmërisë së tyre me opozitën fasadë, lodër e pushtetit.

Kjo teori ka vlerën e së vërtetës edhe anasjelltas.

Kundërshtarët e Foltores dhe Lëvizjes politike në PD kanë doza armiqësie personale ndaj S. Berishës, por më së shumti ata janë në funksion të mbajtjes së PD, të gjunjëzuar, të vogël e opozitare e përjetëshme.

Kjo e dyta është edhe një problem i rëndë moral, pasi individi i gjen të përmbushura interesat personale duke pranuar asgjesimin e një prej dimensioneve më universale publike, pluralizmin politik.

Ndaj kjo është një betejë mes palëve që përfaqësojnë hapur idetë dhe vlerat ku qëndrojnë.

Ajo nuk është një betejë për përjashtime, siç bën kryetari në detyrë.

Por, është një përballje mes shumicës dërrmuese e pjestarëve të asaj familje politike që kërkojnë rivendosjen e vlerave, të drejtën e përfaqësimit përmes garës së barabartë dhe ekzistencën e alternativës politike, me pakicën e zyrës së kryetarit që synon “status quonë” për pushtetit personal duke dhunuar sakrificën e mandatarëve të cilët kërkojnë t’ja heqin besimin e dhënë.

Kjo jo vetëm është një e drejtë universale dhe ekskluzive e mandatarëve por dhe thelbi i betejës mes shumicës dhe pakicës. Kjo është një betejë që duhet bërë.

Nuk ka alternativë !

Një betejë që synon përmes reformave politike të riktheje vendimarrjen tek shumica që kërkon të vij në qeverisje përkundër pakicës komode në opozitë.

Shumica në PD pa e bërë dhe fituar këtë betejë sot brenda vetes, nuk mundet të bëjë dhe të fitojë nesër betejën me kundërshtarët politik në vend.

Tashmë është koha që çdokush në anëtarësi, në parlament apo në kryesi të identifikohet me parimet që janë në përballje !

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë.

Etiketa: nishaniPDperplasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
Para

Valë ndryshimesh në kupolën drejtuese të Policisë së Beratit, kush ikën dhe vjen/ Emrat

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com