• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit Eduart Koboci, i cili është sulmuar me armë zjarri në Tiranë, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë shpallur në kë.

Lala u shpreh se bëhet fjalë për një të ri që jeton jashtë vendit dhe, sipas rrëfimit të tij, një mbrëmje kishte shoqëruar një të njohur në zonën e Yzberishtit përpara se të nisej drejt Kishës së Laçit, ku disa persona i kishin shkuar drejt makinës për t’i hapur dyert.

Sipas Lalës, i riu tregoi se dyert nuk u hapën, ndërsa sulmuesit nisën të godisnin makinën nga të dyja anët, Më tej ajo thekoson se Eduart Koboci pretendon se është qëlluar me armë dhe këto janë fakte që duhet të verifikohen nga prokuroria dhe policia.

Lala tha se i riu është shpallur në kërkim nga policia për largim nga vendi i aksidentit, pasi pas ndjekjes së autorëve, automjeti i tij u përplas me një tjetër makinë që ndodhej përpara.

Sipas gazetares, personat që pretendohet se kanë qenë autorë të sulmit kanë lidhje të forta me strukturat e policisë. “Kur kërkova kush ishin këta persona, më rezultojnë emra që duhet të hetohen. Njëri prej tyre është Arnold Cara, kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish-ortak i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Ilir Proda,” tha Lala në Syri TV..

Lexo edhe:

Tritol marketit në Tiranë, pronari babai i Aldo Likës, dyshime për hakmarrje

‘Nuk paraqitej në punë’/ Skënder Hita përjashton nga radhët e Policisë, Ulian Shpatarakun

Sipas saj, dosja nuk është dorëzuar në prokurori dhe policia e shtetit po kthehet në “polici private të Ilir Prodes”.

Deklarata e plotë e Klodiana Lalës:

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i quajtur Eduart Koboci, jeton jashtë vendit, mësoj nga rrëfimi i tij, i cili një mbrëmje pasi lejoi një të njohur të tij në zonën e Yzberishtit, kthehet me qëllim që të niset për në drejtim të Kishës së Laçit.

Ndalova, tha, je mokent pranë spitalit American 3, sepse po shkëmbeja disa mesazhe dhe nuk doja të shkëmbeja mesazhe në automjet, nga frika e ndonjë aksidenti. Makina ime tha është me xhama të zinj dhe nuk dallohet se kush është brenda, dhe papritmas erdhën 4 persona dhe tentuan të hapnin dyert.

Dyert, tha, nuk u hapën dhe ata tentuan të godisnin në të dyja anët e automjetit.

Në atë moment, nga frika rrëfen ai, i kam dhënë gaz me shpejtësi dhe kam tentuar të largohem.

Në atë moment, e kanë qëlluar në drejtim të automjetit të paktën 9 herë sipas tij.

Qëlluar me armë, dhe këto janë fakte që duhet t’i verifikojë prokuroria dhe policia.

Unë kam dhe një foto e cila tregon se unë jam takuar me personin.

Ai pretendon se është shpallur në kërkim pasi në momentin që është larguar me automjetin e tij, automjeti tjetër ku udhëtonin agresorët e ka goditur nga pas dhe ky ka përplasur një automjet që kishte para.

Makina, tha, nuk ndezi dhe unë dola nga automjeti dhe kam ikur me vrap.

Unë, tha, jam në kërkim, dhe absolutisht nëse ka kryer vepër penale, ky personazh unë nuk e di çfarë përfaqëson në jetën e vet, duhet patjetër ta hetojë prokuroria për largim nga vendi i aksidentit.

Ndërkohë agresorët të cilët e kanë sulmuar, nuk janë shpallur në kërkim deri më tani nga policia dhe mbrohen nga policia.

Kur u bënë kërkime se kush ishin personat që ky person akuzonte, në fakt më rezultojnë njerëz të cilët duhen hetuar, me lidhje shumë të forta në polici.

Arnold Cara është kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish ortak me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ilir Proda.

Ylli Cara përmendet edhe në dosjen e vetingut të Ilir Prodes për shkak se kanë pasur marrëdhënie biznesi dhe për shkak se një banesë që ka patur në pronësi Ylli Cara ia ka kaluar em pas në pronësi Ilir Prodes.

Mua më rezulton se për shkak të kësaj lidhje unë ngrij dyshime të plota se përse ata nuk janë hetuar dhe nuk janë shpallur në kërkim.

Çfarë ndodhi më tej, kjo dosje nuk u dorëzua në prokurori.

Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes, dhe pas kësaj ngjarje, unë ju garantoj se faktet do të dalin një ditë, u është kërkuar gazetarëve të caktuar të mos japin zë kësaj historie. Dhe një histori tjetër që po përfshin biznesmenin Cara.

Lexo edhe:

Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari

Etiketa: atentatEduart koboçiilir prodaylli cara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritol marketit në Tiranë, pronari babai i Aldo Likës, dyshime për hakmarrje

11:02 : 25/05/2026
AKTUALITET

‘Nuk paraqitej në punë’/ Skënder Hita përjashton nga radhët e Policisë, Ulian Shpatarakun

22:31 : 20/05/2026
AKTUALITET

FOTO/ Shenja plumbash në Audin e zi, kjo është makina e ‘shënjestrës’ së atentatit në Shkozë

13:32 : 18/05/2026
AKTUALITET

EMRI/ Kush është 31-vjeçari, shënjestra e atentatit në Shkozë ku mbeti i plagosur polici

11:33 : 18/05/2026
AKTUALITET

Mbeti i plagosur në atentatin e Sarandës/ Dëshmon Kostandin Vogli: Si nisi sherri te lokali i Rexhep Ismailit

13:36 : 12/05/2026
AKTUALITET

Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i karburantit në Sarandë /EMRI

22:09 : 07/05/2026
Para

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom