Humb kontrollin e makinës, mjeti përfundon në lokal

Një makinë është futur brenda një lokali në Librazhd mëngjesin e sotëm, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Raportohet se shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.

LEXO EDHE  ‘Foltorja’ e New Jersey/ Kokalari zbulon pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Republikanëve

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit.

Nuk raportohet për persona të lënduar.