Luljeta Bozo: Të pamjaftueshme masat për pensionistët në buxhet, një pjesë e madh marrin pension qesharak

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, tha këtë të Martë se masat e marr në paketën fiskale për vitin 2022 janë “të pamjatueshme” dhe se shumica e pensionistëve marrin “pension qesharak”.

Nga foltorja e Kuvendit, Bozo bëri disa propozime për përmirësimin e situatës në këtë aspekt.

“Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta (pensionistët), indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Këtë gjendje mund ta përmirësojmë si më poshtë. Të rishikohet legjislacioni për pensionistët përpara ndërmarrjes së reformës së pensioneve. Nga një grup ekspertësh të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Së treti, në numrin total të pensionistëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore të na raportojë se sa pensionistë e kanë pensionin më të vogël se 20 mijë lekë. Nëse kjo shifër është e madhe do të thotë se situata e pensioneve është serioz. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, pavarësisht se mendoj se në sistem është futur, për pensionistët duhet kontrolluar nëse është i tillë për analiza dhe konsulta, pasi nuk është kështu në praktikë. Pensionistët duhet të marrin të gjithë ilaçet e rimbursueshme ose të shtohet kjo listë. Kemi shumë pensionistë që ishin profesionistë dhe kanë kapacitete intelektuale dhe këto duhet të shfrytëzohen me zgjuarsi. Të shpërblehen. Kjo gjë mund të rregullohet me ligj. Së fundmi duhet shtuar numri i qendrave sociale, jo azile, ku mund të punojnë të rinjtë. Në këto qendra mund të ketë shumë aktivitete në fushën e artit, kulinarisë, qëndisjes etj. Të kalojnë kohën me njëri-tjetrin”, tha Bozo.

Një tjetër çështje ku e vendosi theksin deputetja, ishte dhe tek cilësia e ndërtimeve.

LEXO EDHE  “Enver Hoxhën fute në krevat mes vetes dhe gruas”, ish të përndjekurit politikë reagojnë ndaj Bujar Çelës

“Të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit për të mbrojtur të drejtat e këtyre profesionistëve. Ne pësuam një katastrofë nga tërmeti. Prandaj është e domosdoshme që të hartojmë rregullat e ndërtimeve dhe të forcohen. Kjo është e domosdoshme dhe emergjente, pasi fondet për rindërtimin, jo vetëm nuk do shfrytëzohen me efektivitet por do abuzohet. Cilësia e dobët e materialeve të që u përdorën ishte dhe një prej shkaqeve të shkatërrimit të ndërtimeve nga tërmeti. Dëgjojmë shumë që ka aksidente në vend me dëmtime dhe me viktima. Një peshë të madhe ka dhe ndërtimi. Duhen forcuar rregullat për ndërtimin dhe infrastrukturën. Ky rrjet rrugor nëse planifikohet sipas një strategjie, do i shërbejë vendit. Në këtë buxhet janë parashikuar për të ndërtuar rrugë dhe aeroporte për zhvillimin e turizmit. Kjo nuk mjafton pasi kërkohet nga çdo qark dhe rreth të realizojë brenda një afat të shkurtër planin e ndërtimit afatmesëm. Ne vërtet jemi vend i vogël por kemi shumë poasuri të jashtëzakonshëm dhe njerëz punëtor dhe krijues. Të ngrihet një këshill profesionistësh që kanë zgjidhur në jetë probleme shumë të ndërlikuara. Ky këshill të jetë konsulenti kryesor i çdolloj qeverie për të gjitha problemet teknike dhe profesionale që qeveria të realizojë politikat e saj për zhvillimin e vendit. Në fushën e ndërtimit të funksionojë më shumë se një institut studimi dhe kërkimi. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim, nuk implementohet teknologjia e re. Instituti ekzistues duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor. Është puna e këtyre instituteve që të merren me standartet e projektimit dhe zbatimit të veprave që duhet të jenë në përputhje me eurokodet dhe të kenë ngjyrimet kombëtare”, tha Bozo.