Degradon debati mes Bashkimit dhe Ritvanës: Ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare

Sot në puntatën e Për’puthen Ritvana ka pasur një debat të ashpër me Bashkimin.

Ritvana është prekur nga fakti që Bashkimi ka kërkuar eliminimin e saj, ndërkohë që ajo është larguar për disa ditë nga program për arsye shëndetësore.

Është çnjerëzore se kam kaluar natën në spital, nuk e kam kaluar rrugëve, as duke pirë, kam pasur problem shëndetësore dhe Bashkimin nuk e kuptova. Plus ka dicka tjetër, në momentin që Bashkimi flet, vedos emrin tim në gojën e tij, unë i them cfarë ke, bën disa veprime injoruese. Të ka hipur vetja në qejf, por duhet të relaksohesh e të jesh më pozitiv kur njerëzit janë në spital dhe pop resin përgjigje analizash. Ky është mendimi im, ta kam thënë dje e ta them prap.,- tha Ritvana

Më është pyetur në prapaskenë, kë do të eliminosh, thashë Ritvanën. Është në Youtube, njerëzit e shohin. Nuk kam asgjë me të, ky është mendimi im. Kjo është bërë të mërkurën, nuk e kam pasur idenë pse ka shkuar në Danimarkë dhe është transmetuar të premten, kur u kthye. Nuk kam dijeni se ku po shkon dhe në fund të ditës, është mendimi im për emisionin. Nuk ka pasur diskutim, fyerje ka pasur,- tregoi Bashkimi.