Berisha i përgjigjet ashpër Bashës: Kuvendi Kombëtar mblidhet më 11 Dhjetor, jo kur të ka urdhëruar Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat, pas deklaraatve të bëra nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cil thirri Kuvendin Kombëtar të PD në 18 Dhjetor.

Ai tha se kjo që bëri Basha i kujton lëvizjet e bëra nga komunistët në vitet 90-të për të dështuar revolucionin e studentëve.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 Dhjetor, dhe jo në datët e propozuar nga Rama dhe që po zbatohet nga Basha.

Pasi prej disa ditësh në PD u dorëzuan 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD, të grave dhe burrave vizionarë të kësaj partie, të cilët konstatojnë dhe ndiejnë se në Shqipëri PD është shndërruar në një fasadë të pusgtetit, të cilët ndiejnë se rikthimi i kësaj partie si forcë e vërtetë opozitare është jetike për pliralizmin. 4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format banale të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmosën për rivendsjen e pluralizmit, dimrosën për çmontimin e narkoshtetit, firmosën për një të ardhme për shqitarëtpër vendin e tyre. Një sjellje të tillë më rikujton mua qendrimet e pallateve të kuqe në dhjetor të vitit 90-të ndaj studentëve. Pëprëliteje t e tyre për të dështuar atë lëvizje tëbekuar që i dha fund epokës së konizmit në Shqipëri. Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo në një tjetër vullkanin janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD mbledh Kryesinë ‘fake’ të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar, por emëruar nga pengkryetari i partisë siç donte ai, dhe njofton datën që i je pengu i tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 Dhjetor. Me këtë rast unë dua të garatntoj të gjithë fimrëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të skaliten në muralin e pluralizmit politik shqiptar por dhe të PD se nuk do ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre. Kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre’, tha Berisha.

LEXO EDHE  Njerëzit që kanë kaluar Covid-19 mund të mos kenë mbrojtje ndaj Omicronit