Berisha: Në 8 janar u faktuan lidhjet e Lulzim Bashës me bandat kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se tashmë asnjë vendim i Lulzim Bashës nuk ka asnjë efekt në Partinë Demokratike.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Debat Plus, Berisha është shprehur se protesta e 8 Janarit, ka faktuar në mënyrën më unike në histori lidhjen e një politikani me një bandë mercenarësh të përbërë nga vrasës trafikantë, terroristë të markave të ndryshme.

“Lulzim Brava siç e dini ju në datën 11 dhjetor është shkarkuar me votën e 4446 delegatëve. Përveç kësaj ky vendim është ratifikuar në një Referendum të thirrur në datën 18 dhjetor. Asnjë vendim i Lulzim Bravës nuk ka asnjë efekt.

Për të gjithë ata të cilët e kuptojnë se lidhja e politikës me krimin përbën problemin numër një në Ballkan, 8 janari ka faktuar në mënyrën më unike në histori lidhjen e një politikani me një bandë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, terroristë të markave të ndryshme. Mos harrojmë, ata të cilët e dinë çdo të thotë lidhje e krimit me politikën panë pamjen më të shëmtuar. Lulzim Brava mbrohet në mënyrë të shëmtuar nga Garda e Republikës.

LEXO EDHE  VIDEO/ Pamjet kur “Range Rover-i” i Bashës qëllohet me vezë

Në seli kishe një grup gardistësh që ruanin kriminelë, që duhet ta kishin vendin në qeli. Nëse duam të analizojmë 8 janarin, ngjarja kulmore më kriminale, e tre dekadave ishte paraqitja e një deputeti i rrethuar nga mercenarët e paguar nga ai. Atë ditë, të parët që ushtruan dhunë ndaj njerëzve ishte ky grup, por çuditërisht i pajisur me mjete policie, me pistoleta paralizuese, me shurdhuese, tymuese.

Atë ditë pati hapje dyersh, pati gjithashtu me qindra bombula gazi të hedhura drejt protestuesve paqësor. Nuk pati asnjë polic apo person të plagosur. Mbi 30 makina ishin atë ditë në selinë e PD të banditëve. Makinat, në protesta të dhunshme janë viktimat e para”, ka thënë Berisha.