Çfarë hapi do marrë ndaj Lulzim Bashës? Berisha: Nëse pakica nuk njeh shumicën, atëherë …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se historia ka treguar se ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha, e këtu i referua shpalljes së tij non grata nga DASH.

Ai tha se ka pasur transformime të mëdha në këto 2 muaj, nga njerëz që hallet e të cilëve janë injoruar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Nëse lexoni historira ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha. Ndonjëherë të duket se janë të lidhura, por në fakt s’ka lidhje mes tyre. Kurrë, kjo masë njerëzish, kurrë këto transformime të jashtëzakonshme 2 mujore të vendit nuk mund të jenë të lidhura me problem personal, me dhjetëra qindra herë. Nuk është halli i Sali Berishës, por përkundrazi janë hallet e injoruara nga njeriu që përfundoi në metamorfozën e bravës”, tha Berisha.

LEXO EDHE  Ndeshja në SHBA/ Boksieri shqiptar zbret në ring me flamurin e PD

Pyetjes se çfarë hapi do të marri ndaj Lulzim Bashës, Berisha iu përgjigj:

“Një gjë është. Sot ka shumicë dërrmuese dhe ka një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën dhe mendon se mund të shtypë shumicën me ndihmë të qeverisë, e vërteta është që do të mbahen përgjegjëse në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama. Shumicën mund ta respektosh, por asnjëherë nuk mund ta marrësh peng”, tha Berisha.