Shkeli orën policore, arrestohet 38-vjeçari, sekuestrohen tre ar*ë të ftohta

Policia e Tiranës ka arrestuar 1 person pasi ka shkelur orën policore.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë një shtetas 38-vjeçar pasi u konstatua me lokalin hapur gjatë orës policore.

Për mbajtjen hapur të lokalit në rrugën e “Barrikadave”, pronari është gjobitur ndërsa gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe tre armë të ftohta.

LEXO EDHE  Vrasja e Pashko Ujkës/ Autori u fiksua nga kamerat. Pista e re e hetimeve