• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha vs Basha, rreziku që vjen kur mungojnë zgjidhjet politike

13:21 : 12/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Partia Demokratike prej datës 9 shtator, kur kreu demokrat Lulzim Basha, artikuloi vendimin për përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, nuk po gjen qetësi. Prej më shumë se dy muajsh beteja politike është përqëndruar mes Bashës dhe Berishës, ku secili ka ngritur skalionet që hera herës thellojnë përplasjet, duke shuar shpresat për një paqe, qoftë edhe formale.

Gjithçka nisi me shpalljen “non grata” të Berishës nga Departamenti i Shtetit, një vendim i konsideruar tërësisht politik, për të vijuar me presionet në Tiranë, nga ambasadorja Yuri Kim, ndaj kreut të PD-së, për të përjashtuar Berishën.

Fillimisht u kërkua lënia jashtë Parlamentit, dhe më pas kërkesa duket se u zbut, duke u mjaftuar me faktin se Berisha nuk mund të ishte pjesë e Grupit Parlamentar të PD.

Nëse do të ndodhte mbi 30 vjet më parë, forma e propozuar dhe e zbatuar më pas nga Basha, mund të ishte e përafërt me atë të internim-dëbimit, ku “armiku” i pushtetit popullor, ngarkonte plaçkat dhe ikte nga vendbanimi i tij në një tjetër zonë, ku shihej e trajtohej si armik, dhe vështirë që mund ti gjendeshin pranë miq të rinjë apo të vjetër.

Lexo edhe:

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

Bushati: Rama ka projekt me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë! Këtu s’ka më zgjedhje

Berisha në anën tjetër nisi reagimin e paralajmëruar, që ndoshta fillimisht u konsiderua si emocional, por në fakt ish-Kryeministri po vinte në zbatim atë që kishte deklaruar “edhe një anëtar i vetëm të mbetej në PD, ai do të ishte Sali Berisha”.

Pas një turi pothuajse 2 mujor intensiv, i cili ende vijon, i ndërtuar me takime me anëtarët dhe strukturat e PD-së, Berisha njoftoi se kishte mbledhur 4200 firma delegatësh të Kuvendit që ishin pro thirrjes së tij. Madje, ish-Kryeministri njoftoi edhe datën 11 dhjetor si ditën kur ky Kuvend do të mblidhet, duke depozituar në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, formularët.

Nga ky moment, debati politik, mbi të cilin nisi dhe u zhvillua ajo që mund të quhet “çështja” Berisha, u zëvendësua me atë procedurial: a janë dorëzuar në rregull formularët, ku duhet të dorëzohen, a janë mbledhur firmat, kush do i verifikojë etj etj.

Duket sikur palët kanë ulur “armët” nga përplasja politike dhe kanë kaluar në një tjetër shteg, atë procedurial, që me shumë gjasa as kuptohet dhe as ka interes nga shumica e opinionit. Nëse ky lloj debati është ngritur për një grup që mund të njohë statutin e PD-së apo të ketë interes për të mësuar nëse e përmban x apo y procedurë ky statut, kjo është tjetër çështje, por nuk e zgjidh problemin, përplasjen, luftën apo edhe ngërcin e krijuar.

Në Shqipëri, koha ka treguar se çdo krizë është zgjidhur politikisht, jo proceduralisht dhe as ligjërisht. Kjo ka ndodhur sa herë ka pasur përplasje në të paktën 25 vitet e fundit. Ka ndodhur që debatet apo përplasjet të nisin për çështje teknike, pastaj janë zhvendosur politikisht, ku edhe janë zgjidhur. Kjo ka ndodhur në Kuvend dhe jashtë tij, me tryeza të negociuara nga të huaj apo shqiptarë, por zgjidhja ka ardhur pasi palët kanë pranuar se ka një krizë, ku përfaqësuesit më gjakftohtë kanë biseduar, qoftë edhe me tone, dhe në fund kanë dalë duke buzëqeshur.

Problemi në PD duket se nisi me atë se njëra palë nuk pranon se ka një krizë, ndërsa pala tjetër thotë se ka arritur fundi. Dy qëndrime krejt të kundërta, ku nëse palët nuk do të përafrohen në një pikë takimi, vështirë se do të mund të merren vesh.

Përplasja apo kriza, tashmë mes grupimit të Lulzim Bashës dhe atij të Sali Berishës, nuk mund të zgjidhet as me ultimatume, as me mbajtje vulash, as me kokëfortësi, as të shpresosh se zgjidhja do të vijë nga Gjykata.
Kur politika përfundon fjalët apo skenarët, hapësirat për dialog, vendin e tyre e zë diçka tjetër, që s´ka lidhje fare me debatin politik. Shkurt, do e zërë forca, kush është më i forti do marrë territorin, njëlloj si ato luftrat mes fiseve, në kohët e lashta.

PD është një vlerë, është një aset publik, që nuk mund të trajtohet as si pronë e një grupimi dhe as si plaçkë që tjetri mund ta marrë, sepse mund të ketë një vulë, apo mund të mbledhë më të fortët.
Procedurat mund të diskutohen në një sallë delegatësh, të zgjedhurish, të emëruarish, anëtarësh me ose pa kontribute, por në fund zgjidhja vjen nga vota.

Kjo i është kërkuar dje, i kërkohet sot dhe do i kërkohet ndoshta edhe në të ardhmen Edi Ramës, të garantojë një proces zgjedhor, me rregulla të gjithëpranuara dhe të ndershme. Ramës kjo nuk i kërkohet në emër të procedurave, që se ka problem ti hedhë në koshin e parë të plehrave. Për fat të mirë ose të keq, palët janë të dënuara t´i zgjidhin krizat politikisht, pasi në të kundërt rrezikohet shumë, dhe askush nuk do ndjehet mirë.

Etiketa: BashaBerishaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama ka projekt me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë! Këtu s’ka më zgjedhje

21:15 : 21/05/2025
AKTUALITET

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

Berisha: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Votat u plotësuan nga patronazhistët

13:19 : 21/05/2025
AKTUALITET

A e ka menduar dorëheqjen? Berisha: T’i nënshtrohem një farse? Kurrë

22:14 : 20/05/2025
AKTUALITET

PD kërkesë KQZ-së: Mos certifiko rezultatin e 11 majit, të bëhet auditim i votës së diasporës!

18:53 : 20/05/2025
Para

Protesta e fermerëve, mbi 15 të shoqëruar në polici

TË GJITHA

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22:34 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com