• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Ngritën 5 kompani fantazmë, arrestohen 5 persona. Sekuestrohen disa prona e biznese

16:07 : 09/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Durrësit arrestoi sot 5 persona të akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi me TVSH-në, që i ka shkaktuar shtetit rreth 6 mln euro dëm ekonomik.

Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit kishin ngritur 5 kompani fantazmë, për llogari të të cilave prisnin kuponë TVSH-je fiktivë, teksa kishin investuar në prona që janë sekuestruar tashmë nga prokuroria.

Sipas një njoftimi zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik ne Policinë e Shtetit, Seksionet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi proaktiv disa mujore, më datë 09.11.2021, finalizoi me sukses Operacionin e koduar ‘SKEMA’.

Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës siguruan dhe ekzekutuan vendimin nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest me burg per 7 shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë, si dhe masën e sigurimit pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, ‘TGV&T-2014’ sh.p.k, me nipt L48115301U, ‘Xhevi Inert’, me nipt L61504503Q, ‘VLORA INVEST’, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC’ me nipt L31525501K, si dhe ‘R. B. – GENERAL SERVIS’, me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2 miljon euro.

Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve:

Lexo edhe:

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

1. Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë.

2. Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.

3. Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë.

4. Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë.

5. Ben Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Në kontrollin e banesës se njërit u sekuestrua edhe ‘një kasë fiskale’ e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fiktive.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:

– Një shoqëri e quajtur ‘Alfa Nikel’, në vlerën 1,200,000 Euro, në emër të shtetasit A.A,

– Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emër të shtetasit A.Xh,

– Një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh.

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TVSH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale ‘Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar’, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Etiketa: arrestimeDurresprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dorëhiqen krerët e njësive në Durrës, emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

12:07 : 03/10/2025
AKTUALITET

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

15:40 : 02/10/2025
AKTUALITET

Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia

15:31 : 02/10/2025
Para

Kritikat e Malajt për Vettingun: Nocion shqiptar, po asociohet si syth i Kushtetutës

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com