• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eurobondi/ Meta jep “ok”, por ka disa porosi për Parlamentin

12:36 : 27/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për hyrjen në fuqi menjëherë të pr/ligjit “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”.

Kjo dhënie pëlqimi bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi.

Presidenti Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.

Ndërkohë, Kreu i Shtetit i bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, kur kemi të bëjmë me një instrument, që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por edhe duhet përdorur me efikasitet për të mirën e ekonomisë së vendit.

Presidenti Meta në vijim të qëndrimeve të Tij lidhur me nivelin e huamarrjes dhe borxhit publik, si dhe duke vlerësuar shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga diskutimet e deputetëve në shqyrtimin e këtij projektligji në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe Seancës Plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje:

Lexo edhe:

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

– Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;

– Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit);

– Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik;

– Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

– Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;

– Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;

– Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues;

– Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;

– Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

– Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Presidenti Meta përsërit thirrjen ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, që në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre.

Etiketa: eurobondMetaqeveria

Lajme të lidhura

BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
BOTA

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

15:39 : 08/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Në fund, familjet mbeten vetëm”: Ngërçi i sistemit për fëmijët me aftësi të kufizuara

11:23 : 07/11/2025
Para

Deputetët socialistë braktisin komisionin për hetimin e zgjedhjeve

TË GJITHA

Atentati në Rinas/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit që mori 10 plumba, 2 prej tyre në kokë

09:24 : 12/11/2025

Atentati në Rinas, sekuestrohen kamerat e bizneseve dhe aeroportit! Kqyren lëvizjet e dyshimta të qytetarëve

09:24 : 12/11/2025

Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake

09:09 : 12/11/2025

Goditet “Call Center” në Selitë, tre në pranga! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive

09:07 : 12/11/2025

Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

08:53 : 12/11/2025

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

08:46 : 12/11/2025

Operacion i madh antidrogë në portin e Gioia Tauro, sekuestrohen mbi 175 kg kokainë

08:38 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com