Loja e Fifit dhe Monikës lëndoi të tjerët! Banorët komentojnë “sherrin e javës”

Loja që Monika dhe Fifi zgjodhën të improvizonin në shtëpinë e “Big Brother VIP” acaroi konkurrentët e tjerë.

Dy vajzat ziheshin gjatë gjithë kohës, si pjesë e lojës. Banorët herë pas here ndërhynin për t’i ndarë vajzat, pa e kuptuar se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Por, pse zgjodhën pikërisht këtë lojë për t’u argëtuar vajzat?

Monika: Fifi kaloi një periudhë jo të mirë. U ndjeva e prekur. Doja që të qetësohej. Të nesërmen në mëngjes folëm, ishim vetëm, i treguam shumë gjëra njëra-tjetrës. Por, Fifi sërish ndjehej e mërzitur. Në darkë, krejt papritur erdhi kjo ide. E bëra qëllimisht se e pashë që Fifi nuk ishte mirë dhe thashë pse të mos bënim një lojë.