Të shtëna me armë janë shënuar këtë të Hënë në kryeqytetet pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”. Raportohet se të shtënat erdhën në vazhdën e një sherri. Disa persona janë plagosur me sende të forta, ndërsa nga të shtënat, nuk raportohet për të lënduar.
Policia njoftoi se janë shoqëruar pesë persona.
“Pas marrjes së njoftimit se në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat ‘Shqiponjat’ të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E.K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta. Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve. Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit“, njoftoi policia.