Dy 24-vjeçarë u arrestuan nga policia greke, pasi dyshohet se do të hidhnin në treg kartmonedha false. Dy të rinjtë kanë shkuar në një lokal ku pasi kanë konsumuar ushqim dhe pije, kanë paguar me 3 kartmonedha 50 euroshe false.
Punonjësit e lokalit kanë njoftuar policinë, e cila ka arrestuar të rinjtë, ndërsa ka bllokuar edhe 89 prerje të tjera, po 50 euroshe, false.
24-vjeçarët u dërguan te prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Nafplios, i cili i ndoqi penalisht për tentativë qarkullimi të monedhës së falsifikuar.