FOTO/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën shqiptari

Një 51-vjeçar nga Shqipëria ndërroi jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik, raportuan mediat lokale këtë të Premte. Makina me të cilën shqiptari po udhëtonte doli nga rruga në Achaia. Aksidenti ishte fatal për 51-vjeçarin (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije) që ndërroi jetë në vend.

LEXO EDHE  Kursi i këmbimit, forcohet dollari. Çfarë ndodh me euron, paundin dhe frangën

Trupi i tij u nxor pas disa orësh nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinë si pasojë e deformimeve të shumta që pësoi mjeti.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut.