• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mëtonjësit

16:10 : 25/09/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Partia Demokratike gjendet në ditët më të vështira të ekzistencës. Them ekzistencës, sepse si asnjëherë më parë, sot po rrezikohet qenia e saj – dhe kjo po ndodhë jo nga humbja e mbështetjes elektorale – por se vet lidershipi i saj po tregohet i paaftë të menaxhojë krizën e gjatë. Sigurisht që gjendja e krijuar ka fajtorë – por kompleksiteti është kaq kundërthënës – sa djajtë ngjajnë si ëngjëj, dhe ëngjëjt djajë.

Historia i ngjanë çmendurisë – sidomos kur sheh opozitën e ndarë më dysh dhe të mbërthyer në luftë çmerituese brenda llojit, që po e çonë drejt fundit ose shpërbërjes totale. Ajo çfarë e bën më të rëndë këtë histori është fakti se ata – ata që ushqejnë luftën me urë zjarri – e dinë mirë se vazhdimi i një konflikti të tillë do të thotë shkatërrim i anijes opozitare, e barabartë kjo me vdekjen e pluralizmit politik.

Kjo histori vetshkatërruese duhet të ndalojë sot, tani, menjëherë. Fundja, asnjë vlerë nuk ka fati personal i lidershipit aktual, por fati i Partisë Demokratike peshon rëndë – dhe padyshim ky fat është i lidhur me fatin e Shqipërisë.

Imagjinojeni pak fundin e rrugës pa krye që ka marrë Partia Demokratike. Në të gjithë skenarët ajo humbet thellë – elektorat, besueshmëri, kohezion dhe burime njerëzore. Në të gjithë skenarët Edi Rama fiton – sepse vendi do të mbetet pa opozitë, ose ajo do të zëvendësohet nga një dyzinë partishë laramane.

Lexo edhe:

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

Mëtonjësit për të zëvëndësuar Lulzim Bashën, në rastin më të mirë janë ca qenie qesharake, dhe në rastin më të keq janë ca qenie mediokre. Asnjëri prej tyre nuk kalon konturet e një inatçori meskin, dhe secili prej tyre lufton kundër tjetrit. Ata nuk i bashkon dhimbja për fatin e Sali Berishës, as dhimbja për fatin e Partisë Demokratike. Jo, nuk ka shanse që ata të kenë shqetësime kaq fisnike. Po të kishin, nuk do të krijonin 5 parti para zgjedhjeve të 25 prillit.

Mëtonjësit nuk kanë në përbërje asnjë figurë komplementare dhe përbashkuese, të aftë të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Vet ata janë të përçarë si mos më keq, që nuk mund ta durojnë as praninë e njëri-tjetrit. Imagjinojeni pak sikur PD t’i hyjë një procesi – lufte të brendshme dhe reformimi. Rezultati? Një Vaterlo e shëmtuar.
Për 1000 arsye Sali Berisha nuk do të marrë dhe nuk mund të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Historia e tij politike është drejt fundit, pavarësisht sa e pranon ai këtë fakt. E vërteta është se të gjithë ata që sot shkojnë pas Sali Berishës, e kuptojnë fare mirë se ai nuk do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. Megjithatë asnjëri nga mëtonjësit nuk thotë një gjysëm fjale, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj marrëzie.

Vet mëtonjësit vijnë nga një shoqëri e vogël dhe periferike, që noton në një mjedis toksik kafeneve të bllokut, që mblidhet mbrëmjeve banaqeve televizive duke denigruar njëri tjetrin, shpesh herë duke i shërbyer deri në neveri një psikopati narcisist si Edi Rama. Sot është dita e tyre, lavdia e tyre, por që do t’u kushtojë shumë demokratëve dhe qytetarëve shqiptar – ndoshta një periudhë tjetër të gjatë lëngimi nën regjimin e një sarhoshi si Edi Rama.

Etiketa: erld kodrametonjesPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
Para

FOTO/ Tanke dhe mjete të rënda ushtarake serbe drejt kufirit me Kosovën, ja çfarë po ndodh

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com