U nis me të dashurin në një udhëtim, zhduket në mënyrë misterioze vlogerja/ Dyshimet e policisë

Instagram Post

Autoritetet amerikane dhe familjarët e një vlogerje nga Florida, që u zhduk gjatë një udhëtimi me të fejuarin e saj, i kanë bërë thirrje djalit dhe familjes së tij që të bashkëpunojnë me hetuesit, pasi ata kanë refuzuar.

Vajza njihej nga disa njerëz për shkak të videove vlog që publikonte në “YouTube”, së bashku me të dashurin e saj. Çifti e kishte dokumentuar udhëtimin e tyre të fundit në mediat sociale, raporton “BBC”.

Gabrielle “Gabby” Petito, 22 vjeç, nuk ka folur me familjen e saj që nga fundi i gushtit, kur ishte në Parkun Kombëtar Grand Teton të Wyoming me partnerin. Policia thotë se i dashuri, Brian Laundrie, 23 vjeç, i cili është kthyer në shtëpi, tani është një nga personat e dyshuar për zhdukjen.

Laundrie u kthye në shtëpinë e tyre në Florida më 1 shtator, tha policia. Dhjetë ditë më vonë prindërit e Petito raportuan se ajo ishte zhdukur. Laundrie refuzon të flasë me policinë për zhdukjen e saj.

Ne po i lutemi kujtdo, përfshirë Brian, që të ndajë informacione me ne për vendndodhjen e saj javët e fundit,”- tha shefi i policisë, Todd Garrison. “Mungesa e informacionit nga Brian po pengon këtë hetim. Përgjigjet përfundimisht do të dalin në dritë.

Nga ana tjetër, avokati i Laundrie, Steve Bertolino, mbrojti heshtjen e tij.

Në përvojën time, partnerët intim janë shpesh personi i parë ku zbatimi i ligjit përqendron vëmendjen e tyre në raste të tilla dhe paralajmërimi se ‘çdo deklaratë e bërë do të përdoret kundër jush’ është i vërtetë, pavarësisht nëse klienti im kishte ndonjë lidhje me znj. Petito. Si i tillë, me këshillën e këshilltarit, Laundrie nuk po flet për këtë çështje,”– tha Bertolino.

LEXO EDHE  "Iku dhe një vit oj t’ëmën e s’smës"/ Aurela Gaçe feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën këngëtarja

Familja e Petito i ka bërë thirrje Laundrie që të japë përgjigje, përfshirë kur e ka parë për herë të fundit dhe “pse e la Gabby-n vetëm dhe e çoi furgonin e saj në Florida”.

Çifti u nis në një udhëtim mbarëkombëtar me një furgon të bardhë Ford Transit në korrik, nga i cili postonin përditësime në mediat sociale. Ata e filmuan veten duke buzëqeshur, puthur dhe vrapuar në plazhe në një video në “YouTube”, që është parë mbi një milion herë.

Dy javë para se Petito të zhdukej, më 12 gusht, policia u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje që përfshinte çiftin. Policia publikoi pamjet e kamerës së trupit, të cilat tregonin Petito-n duke qarë dhe duke u ankuar për gjendjen e saj psikologjike tek oficerët.

Ajo gjithashtu tha se çifti po grindeshin shpesh. Oficerët rekomanduan që ata të kalonin natën të ndarë, por nuk ngritën asnjë akuzë. Ende nuk dihet se çfarë ndodhi më pas. Policia tani ka marrë furgonin dhe po e shqyrton për të gjetur të dhëna.