Ruanin shtëpinë e ‘barit’ dënohen me burg shqiptarët! Emrat

Një Gjykatë në Leicester të Britanisë së Madhe, ka dënuar me 8 vite burg në total, dy shqiptarët, Orland Aliun dhe Xhelai Islamin.

Sipas mediave britanike, 24-vjeçari Aliu është dënuar me 5 vite e dy muaj burg, ndërsa Islami me 2 vite e gjysmë.

Dy burrat, akuzohen për kultivim kanabisi, në një “shtëpi bari” në zonën e Leicester. Gjatë bastisjes së efektivëve, atyre iu gjetën plot 550 bimë lëndë narkotike.

SI U ZBULUAN DY TË RINJTË SHQIPTARË

Disa persona tentuan që të hynin me forcë në banesën ku kultivohej lënda narkotike ku dyshohet se kanë qenë anëtarë të një bande rivale në tregtimin e drogës.

LEXO EDHE  V*au burrin në tregun e Milotit, Apeli e dënon me 9 vite burg/ Detajet

Fillimisht ata janë përleshur me dy shqiptarët në një lokal. Të rinjtë shqiptarë u larguan nga vendngjarja, por polcia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre përmes kamerave të sigurisë.

Autoritetet gjithashtu zbuluan shtëpinë ku kultivohej lënda narkotike, ku brenda saj sekuestruan dhe një armë gjahu. Ka qenë pikërisht arma që bëri “lidhjen” mes kultivimit të drogës dhe shqiptarëve.

Kjo pasi në xhepin e Aliut u gjet një gëzhojë arme që korrespondonte me ato të armës së gjetur brenda shtëpisë së barit.

Gjithashtu nga këqyrja e telefonit të të riut, u gjetën dhjetëra foto teksa ai pozonte me armë të ndryshme.