Mesazhi i Yuri Kim: Ndryshim për gjeneratat e reja apo mbrojtja e fantazmave? Pas 30 vitesh tranzicion duhet zgjedhur

Duke njoftuar për një intervistë ditën e sotme për ”Zërin e Amerikës”, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, shpërndau në rrjetet sociale një tjetër mesazh për të drejtuar shoqërisë shqiptare.

“Tridhjetë vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste, 30 vjet tranzicion. Po vjen koha për të zgjedhur sërish: Ndryshim apo stanjacion? Të luftosh për gjeneratën e re apo të mbrosh fantazmat? E ardhmja apo e kaluara”, ishin fjalët e ambasadores Kim, e cila i përgjigjet vetë pyetjes.

“Le të shohim drejt së ardhmes. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do ta bëjnë së bashku”, përfundon mesazhi i saj.

Ambasadorja zbuloi edhe një pjesë të intervistës, ku flitet për kompetencat e rolit të saj. “Puna ime primare është sigurimi që marrëdhëniet midis dy vendeve të jetë e mirë. Por përtej saj, diplomacia është më shumë se diçka e kufizuar midis qeverive, përfshin edhe marrëdhënien midis njerëzve dhe sipërmarrjeve. Prandaj unë dhe diplomatet e tjerë udhëtojmë kudo në vend. Sepse kemi punë në Tiranë, por kemi edhe më shumë punë, pra marrëdhënie me njerëz, në pjesën tjetër të Shqipërisë”.  

LEXO EDHE  Shpërndanin hash*ash në Tiranë, arrestohen dy të rinj