Tentoi të përdh*nojë 19-vjeçaren, arrestohet i moshuari në Kolonjë

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi N. H., 65 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.

Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

LEXO EDHE  Pamje të rënda/ Burrë dhe grua dhunojnë të renë në mes të rrugës (Video)

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.