• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia çel aplikimet për “Patrullë të Përgjithshme”, kriteret dhe dokumentat që duhen për aplikim

14:28 : 15/09/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Nga data 16 shtator, procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuota e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022 është 500 kursantë, nga të cilët 1.9% nga minoritetet.

Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Lexo edhe:

Shpërthim me tritol në Kurbin

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

Në një njoftim zyrtar, Policia ka sqaruar kriteret dhe dokumenat që duhen për aplikim.

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë:

a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë mbaruar arsimin e mesëm dhe të jetë i moshës deri në 30 vjeç;
c) të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
ç) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
d) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
dh) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
e) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
ë) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
f) të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë (procedurë që kryhet në fazën e
verifikimit përfundimtar);

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e motivuar, ku shpreh arsyet për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
b) formularin e aplikimit dhe autorizimin për sigurimin e dokumentacionit;
c) fotokopje të kartës së identitetit;
ç) dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;
d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
dh) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
e) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
ë) vërtetim nga gjykata;
f) vërtetim nga prokuroria;
g) raport mjeko-ligjor;
gj) Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
h) Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit (1.000 lekë të rinj);

Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.

Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. Gjithashtu, dhe vërtetimi i besueshmërisë bëhet nga strukturat e Policisë vendore ku aplikanti ka kryer aplikimin.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:
– Testimi me shkrim;
– Testimi i aftësive fizike;
– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;
– Testimi psikologjik;
– Kontrolli shëndetësor;
– Marrja e shenjave të gishtave;
– Verifikimi përfundimtar i aplikantit që përkon me pajisjen me vërtetimin e besueshmërisë.

Procesi i ankimimit realizohet pas çdo faze konkurrimi, brenda dy ditëve nga Komisioni i Apelimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:

a) nuk kalon testimin me shkrim;
b) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
c) nuk kalon testin psikologjik;
ç) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
d) ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
dh) pas procesit të verifikimit përfundimtar, rezulton se ai është dënuar me vendim gjykate
të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtje penale me dashje;
e) rezulton përdorues droge;
ë) rezulton të ketë varësi nga alkooli;
f) nuk kalon kontrollin shëndetësor ose gjatë këtij kontrolli evidentohen tatuazhe në
pjesët e dukshme të trupit, diagnostikohet me sëmundje ngjitëse HIV, Hepatit B dhe Hepatit C, nuk ka shikim 10/10 në çdo sy, si dhe nuk plotëson kriteret e tjera
shëndetësore të përcaktuara në Procedurën Standarde për Pranim në Akademinë e Sigurisë.
g) Nuk gëzon besueshmëri për të qenë në radhët e Policisë së Shtetit.

Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën: [email protected]

Policia e Shtetit njofton se është e interesuar që të ketë sa më shumë aplikime dhe në këtë kuadër fton gjithë moshat e reja që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës.

Etiketa: patrilla e pergjithshmepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

19:52 : 03/06/2026
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Theu rregullat anti-Covid, 2Ton gjobitet nga policia

TË GJITHA

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom