Pas Sheila Haxhiraj dhe Romeo Veshaj, zbulohen emrat e tre personazheve të tjerë të “Big Brother Vip”

Big Brother-Top Channel

“Big Brother VIP” nis transmetimin me 1 tetor. VIP-at që do jenë ojesëmarrës në këtë reality show do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

Së fundmi, kudo po përflitet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha.

LEXO EDHE  Orlando Bloom noton afër një peshkaqeni të rrezikshëm në Malibu/ Video që po bën xhiron e rrjetit

Kujtojmë gjithashtu se ditën e djeshme “Panorama Plus” shkruante se përveç këngëtares Sheila Haxhiraj, pjesëmarrës do të ishte aktori i humorit, Romeo Veshaj. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga stafi i “Big Brother”, që i kanë mbajtur emrat diskretë, e sipas formulës, do t’i zbulojnë në një moment të përshtatshëm.