“O legen, o injorant”, demokratët i sulen Bashës, pas përjashtimit të Sali Berishës

Acarimi i mbështetësve të Sali Berishës për përjashtimin e ish-liderit të PD nga grupi parlamentar ka arritur kulmin mëngjesin e sotëm.

Disa prej tyre janë mbledhur në hyrje të Selisë Blu dhe kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, duke e sulmuar me ofendime.