Monday, August 15, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?!

10:50 : 09/09/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, SOCIALE
Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?!

Nga Elona Caslli

Teksa përballesh me aktivitetin e fondacionit “ Fundjavë Ndryshe” e ke të vështirë të mos të gjendesh përballë dilemës në ta quash “ Fundjavë Ndryshe” apo “Fundjavë Poshtërimi”.

Aktiviteti i këtij fondacioni, drejtohet nga Arbër Hajdari, një djalë krejt i ri në moshë. Hajdari duhet komplimentuar që në një moshë kaq të njomë, ka fituar besimin e qindra shqiptarëve, të cilët ia besojnë donacionet fondacionit të tij.

Mesa duket tek Hajdari, gjen vend shprehja që: ”Mosha nuk matet me vite, por me pjekuri dhe karakteri nuk matet me intelekt, por me zemër.

Hajdari, në një moshë kaq të njomë arriti të kishte vendin e tij, pranë Kryeministrit në tryezën e rrumbullakët në planin për të rindërtuar vendin pas tërmetit.

Lexo edhe:

Arbër Hajdari ka dy fjalë për Ilir Shaqirin dhe fitoren e “BBV”

A do t’i futet politikës? Flet Arbër Hajdari

Nëse do të futesh në profilin zyrtar të “ Fundjavës Ndryshe” në një nga rrjetet sociale, do ta kesh vështirë ta dallosh, nëse je në profilin e Erion Veliajt apo në profilin e “ Fundjavës Ndryshe”.

Ngjashmëria është kaq e madhe sa dallimin e bën vetëm emri i vendosur në profil. Madje pranë Hajdarit, do të shohim shpesh edhe zv.kryetaren e bashkisë zonjën Anisa Ruseti, e cila gjatë periudhës së karantinës, është shfaqur shpesh në pasarelën e ekraneve duke kryer atë proces që në botën e qytetëruar quhet “Porno me varfërinë” dhe që në thelb nënkupton keqpërdorimin e imazhit të njerëzve në nevojë, për efekt propagande ose përfitimi.

Rikthehemi tek Hajdari dhe tek “ Fundjava Ndryshe”.

Në postimet “ Fundjavës Ndryshe” vihet re një keqpërdorim i skajshëm i fëmijëve. Shfaqen fëmijë që vrapojnë drejt makinave me ndihma dhe fëmijë të uritur që i gëzohen një çokollate.

Na shfaqet edhe brendia e shtëpive, ku skamja është ulëritëse dhe brenda skamjes ulëritëse na shfaqen përpara një aparati fotografik, të gjithë pjesëtarët e familjes të renditur si para një toge pushkatimi.

Dhe kjo sipas Hajdarit quhet Bamirësi.

Dinjiteti njerëzor është i shenjtë qoftë për një të pasur dhe qoftë për një të varfër. Para se të ndihmosh dikë, duhet fillimisht ta respektosh. Dhe respekti nuk është zgjedhje. Është detyrë që çdo njeri, ka kundrejt një njeriu tjetër. Në çastin kur ti e shkel me këmbë dinjitetin e dikujt dhe më pas i jep para ose ushqim, në të vërtetë ti nuk e ke ushqyer dhe as nuk e ke ndihmuar. Ti e ke poshtëruar.

Dhe natyrshëm kushdo me dy fije mend në kokë dhe një fije cipe ne fytyrë, kur gjendet përballë aktivitetit të “ Fundjavës Ndryshe” pyet veten- Është “ Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?”

Për të paraprirë argumentet që mund të ngrihen kundër këtij artikulli dua të theksoj se:

1.Fytyrat e fëmijëve të uritur që hanë një çokollatë, nuk bëhen për të bindur donatorët se paratë e tyre shkuan në vendin e duhur. Aktiviteti i rregullt i një fondacioni dëshmohet përmes faturave dhe jo përmes fotove.

2.Donatorët mund të nxiten për donacione të mëtejshme edhe duke pare veç pamjet e shtëpisë, ku jeton një familje dhe jo domosdoshmërisht duke njohur publikisht pjesëtaret e familjes, emrat e tyre, peshën trupore, numrin e këmbës dhe shenjën e horoskopit.

3.Si ka mundësi që Fondacionet e Bamirësisë në këtë vend, që qarkullojnë mijëra euro të mos kenë brenda strukturës së tyre, një jurist, që të ketë pasur mirësinë të lexojë një nga “Doracakët për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës” ku trajtohet qartazi në një zë më vete tema : “Fotografitë e Individëve” e cila në ligjëratë të drejtë thotë-

“”Fotografia e personit paraqet karakteristikat unike të tij dhe pëbën njërën prej karakteristikave kryesore të personalitetit të individit. Çdo individ ka të drejtën e reputacionit. Reputacioni është pjesë e indentitetit individual dhe integritetit psikologjik.

Post Scriptum- Hajdari dhe të ngjashmit e tij, duhet të kuptojnë se duke i keqpërdorur njerëzit në nevojë, nuk zbusin varfërinë, përkundrazi e përshkallëzojnë këtë të fundit duke gjymtuar figurën dhe shpirtin e njerëzve.

Etiketa: arber hajdariElona Casllifundjave ndryshe

Lajme të lidhura

Arbër Hajdari ka dy fjalë për Ilir Shaqirin dhe fitoren e “BBV”
SHOW BIZ

Arbër Hajdari ka dy fjalë për Ilir Shaqirin dhe fitoren e “BBV”

08:25 : 22/06/2022
A do t’i futet politikës? Flet Arbër Hajdari
SHOW BIZ

A do t’i futet politikës? Flet Arbër Hajdari

09:27 : 11/06/2022
Arbër Hajdari flet për fëmijërinë e vështirë: Mami më vishte si vajzë
SHOW BIZ

Arbër Hajdari flet për fëmijërinë e vështirë: Mami më vishte si vajzë

09:04 : 11/06/2022
Arbër Hajdari flet për “BB VIP 2”, ç’do ndodhë me pjesëmarrjen e tij në spektakël
SHOW BIZ

Arbër Hajdari flet për “BB VIP 2”, ç’do ndodhë me pjesëmarrjen e tij në spektakël

11:46 : 06/05/2022
Arbër Hajdari: Donaldi dhe Bora do të kthehen bashkë
SHOW BIZ

Arbër Hajdari: Donaldi dhe Bora do të kthehen bashkë

15:22 : 18/04/2022
Arbër Hajdari flet për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix
SHOW BIZ

Arbër Hajdari flet për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix

10:45 : 18/04/2022
Para
Konkurrentja e re e “Për’puthen” habit me deklaratën: Kam qenin, por dua dhe një të dashur

Konkurrentja e re e "Për'puthen" habit me deklaratën: Kam qenin, por dua dhe një të dashur



TË GJITHA

VIDEO- Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”

VIDEO- Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”

14:55 : 15/08/2022
“Po përdhos institucionin”/ Balla paralajmëron nismë në kuvend kundër Berishës

“Po përdhos institucionin”/ Balla paralajmëron nismë në kuvend kundër Berishës

14:40 : 15/08/2022
Boçi: Vendimi për t’i mbajtur mësuesit në provë 3 muaj është antiligjor

Boçi: Vendimi për t’i mbajtur mësuesit në provë 3 muaj është antiligjor

14:39 : 15/08/2022
Festa e Birrës në Korçë/ Ja kush do të performojë, detajet

Festa e Birrës në Korçë/ Ja kush do të performojë, detajet

14:33 : 15/08/2022
Plagosi punonjësin e IMT-së/ Zbardhet dëshmia e autorit: Më vodhën 80 mijë €

Plagosi punonjësin e IMT-së/ Zbardhet dëshmia e autorit: Më vodhën 80 mijë €

14:33 : 15/08/2022
Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen dy familjarët në Gjirin e Lalzit

Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen dy familjarët në Gjirin e Lalzit

14:16 : 15/08/2022
Rama-francezëve: Nuk e kuptoni humanitetin e Macron, mezi i dhatë mandatin e dytë

Rama-francezëve: Nuk e kuptoni humanitetin e Macron, mezi i dhatë mandatin e dytë

14:14 : 15/08/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com