• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Provat e korrupsionit”, si ndryshon qëndrimi i Ambasadës së SHBA nga Tahiri te Berisha

17:32 : 08/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka intensifikuar përpjekjet e saj për të nxjerrë nga jeta politike ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, duke cituar qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se ai është përfshirë në “korrupsion madhor”.

Vetë Departamenti i Shtetit, i kontaktuar nga media shqiptare, ka konfirmuar se “provat për korrupsionin e Berishës” janë siguruar nga raportet mediatike dhe organizmat joqeveritare në Shqipëri.

Pra, prova dhe fakte konkrete institucionale e ligjore nuk ka.

Nuk ka asnjë hetim penal ndaj Berishës, të paktën deri më tani, megjithëse Yuri Kim po përpiqet me çdo kusht që të bind Arben Krajën e SPAK-ut të nisë një procedim penal, qoftë edhe pa prova.

Lexo edhe:

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

Ky qëndrim kaq i vendosur i “Rrugës së Elbasanit” për Berishën, është tërësisht i kundërt me atë që u mbajt për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar zyrtarisht nga institucionet shqiptare dhe i dënuar edhe nga një gjykatë për abuzim me pushtetin.

Le t’i marrim me radhë qëndrimet e Ambasadës Amerikane, të mbushura me shprehje nga gurra popullore shqiptare, për të kuptuar diferencën e madhe mes “sulmit ndaj Berishës” pa prova dhe “mbrojtjes së Tahirit”, me prova abuzimi.

Në Tetor 2017, ish-Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetime ndaj Tahirit, nën dyshime se kishte shfrytëzuar pushtetin e tij si ish-ministër i Brendshëm për të lehtësuar aktivitetin kriminal të kushërinjve të tij, Habilaj, për trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Pas nisjes së këtij hetimi, ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë, Donald Lu, mbajti qëndrime që dukshëm ishin favorizuese për Tahirin.

Në një aktivitet të Këshillit Rinor Kundër Korrupsionit, mbajtur në 26 Tetor 2017, ambasadori Lu u shpreh:

“…Më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar..”.

Qëndrimi i Donald Lu evokonte një të kaluar të errët të komunizmit shqiptar, në të cilën shqiptarët janë dënuar pa prova. Ishte një dëshmi e qartë se ambasadori amerikan nuk e mbështeste hetimin e nisur ndaj ish-ministrit kampion të Edi Ramës.

Nuk përfundon këtu.

Në 4 Prill 2018, në një intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ambasadori Lu sulmoi prokurorët që po hetonin Tahirin.

“…Çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën e tyre. Por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shqyrtojë me transparencë të gjitha provat e çështjes.”

Pra, duket fare hapur se ambasada amerikane, e përfaqësuar në atë kohë nga Donald Lu, ishte kundër një hetimi penal ndaj Tahirit, megjithëse ndaj tij ekziston prova të vërteta, reale dhe të forta për abuzimin me pushtetin e tij, siç konstatoi (ish) Gjykata për Krime të Rënda në vendimin e saj të fajësisë.

Shumë më ndryshe paraqitet situata me Sali Berishën.

Ndaj tij nuk ka asnjë hetim penal (të paktën deri sa SPAK-u t’i bindet presionit të Yuri Kim). Nuk ka asnjë fakt apo provë ligjore që të vendoset përballë Berishës për “përfshirje në korrupsion masiv”.

“Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu..”, deklaroi Yuri Kim nga oborri i Partisë Demokratike, pas një takimi në 30 Korrik të këtij viti.

Ambasadorja Kim, ashtu si paraardhësi i saj, evokoi të shkuarën komuniste, sipas të cilës “shqiptarët, edhe bar do të hanin, vetëm të mos shkelnin parimet”, për t’i sugjeruar lidershipit të Partisë Demokratike për të përjashtuar nga radhët e saj Sali Berishën.

Një ambasador përdori Qafë-Bar-in për të mbrojtur Tahirin, e akuzuar me prova, ndërsa ambasadori tjetër përdori “barin” për të goditur Berishën, të akuzuar pa prova.

Çështje bari me aromë ambasadorësh.

Etiketa: BerishakimTahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025
AKTUALITET

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
Para

Refuzoi rinovimin e kontratës, Milani mendon shitjen e “Presidentit” në janar

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com