Virologu tregon çfarë ndryshimi ka varianti “MU” nga varianti “DELTA”

Virologu shqiptar Arban Domi, i cili drejton departamentin për zhvillimin e vaksinave në firmën Bioteknologjike GeoVax në SHBA, ka shpjeguar se varianti “Delta” i Covid është më shqetësues sesa “Mu”.

Sipas tij, kjo lidhet me shpërndarjen dhe varianti “Mu” nuk është aq shumë infektues sa “Delta”. Mjeku duke folur për “Abc News”, tha se varianti “Mu” është zbuluar që në janar dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur që të dal në më shumë raste se varianti “Delta”. Sipas mjekut Domi, në ndryshim me “Deltan” varianti “Mu” është më rezistent ndaj vaksinave.

Domi tha se: “Varianti MU ka mutacione shtesë në proteinë. Dhe nga analizat laboratorike tregon që ka një rezistencë më të lartë ndaj vaksinave. Por në këtë variant nuk ka ndonjë shqetësim të madhe se nuk është në nivel të lartë nga varianti Delta. Se për herë të parë është në Janar në Kolumbi . Është në 39 shtete tashmë por janë shumë pak raste dhe nuk e dominon Deltën dhe ky variant nuk është aq infektues. Ana negative është se mund të ketë një rezistencë më të madhe ndaj vaksinës. Por do ketë variante shumë në vende të ndryshme. Mendimi im është se variante tre nuk do jenë më infektues por do kenë më shumë rezistencë”.

Duke u ndalur tek vaksinat, mjeku ka theksuar se secila prej vaksinave pas disa muajsh e humbet efikasitetin ndërsa për imunizimin natyral mjeku ka thënë se është më i forti kundër covid. Mjeku ka shpjeguar se pavarësisht se niveli i antitrupave mund të ulet pas 6 muajsh janë qelizat memorizuese dhe mbrojtja qelizore ato që luftojnë covid-19 në rastet e ri infektimit.

LEXO EDHE  Bilanc lufte/ 13 v*ktima në 24 orët e fundit në Shqipëri! Ja sa të infektuar kishte

“Element tjetër për 6 mujorin është se ka antitrupa që bien por mbrojtja kryesore vjen nga antitrupa të tjerë dhe nga mbrojtja qelizore. Por edhe tek të vaksinuarit niveli i antitrupave është në nivel të ulët. Mbrojtja do vijë nga qelizat e kujtesës dhe jo nga antiturpat. Varianti ‘Mu’ nuk me shqetëson fare. Ndërsa për Deltën ka publikime serioz nga Izraeli dhe Britania. Tregojnë se efikasiteti i vaksinës bie në muajit e 6. Por vaksinat kryesore ndihmojnë shumë dhe që sëmundja të kalojë me qetësi. Por 95-97% e të vaksinuarve do e kenë të lehtë. Ndërkohë studimi i fundit që ka dalë në lidhje me vaksinën kineze. Për Coronavax Jo më tepër se 3 muaj pas dozës së dytë fillon rënia e efikasitet. Turqia fillojë të bëjë një dozë të tretë për vaksinën kineze dhe bënë një vaksinë të tretë në shumë raste edhe Pfizer”, shtoi ai.