• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Huamarrja e kompanive shtetërore është në rënie/ Nga KESH te UKT, ja sa borxhe kanë

20:07 : 01/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Huamarrja e kompanive publike në sektorin bankar ishte në rënie edhe gjatë këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik, portofoli i huasë së kompanive publike kishte vlerën e 11.9 miliardë lekëve, në tkurrje me 20% krahasuar me fillimin e vitit dhe me 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Huamarrja e kompanive me kapital shtetëror pranë bankave tregtare është dominuar historikisht nga kreditë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që kanë pasur si qëllim kryesor blerjen e energjisë elektrike nga importi, e cila ka një kosto shumë më të lartë krahasuar me atë që prodhohet nga burimet e brendshme. Këto kredi merren falë ofrimit të garancisë sovrane nga qeveria shqiptare.

Rënia e vlerës së kredive të ndërmarrjeve publike përputhet edhe me vlerën e kredive të garantuara nga qeveria për KESH. Në mesin e këtij viti, KESH kishte vetëm tre kredi të garantuara nga qeveria shqiptare, për një shumë totale prej 4.1 miliardë lekësh. Sipas informacionit të Ministrisë së Financave, bëhet fjalë për dy overdrafte nga Raiffeisen Bank dhe një kredi afatgjatë të marrë nga banka Intesa Sanpaolo Albania.

Shuma e kredive të garantuara ka pësuar rënie me 55% krahasuar me mesin e vitit të kaluar. Në atë kohë, Ministria e Financave raportonte pesë ovedrafte të garantuara për KESH, për një shumë totale prej 9.1 miliardë lekësh.

Lexo edhe:

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

Ulja e vlerës së kredive të KESH mund të lidhet me përmirësimin e prodhimit të energjisë në vend dhe rënien e nevojës për të blerë energji elektrike nga importi. Sipas të dhënave të Instat, për tremujorin e dytë të këtij viti prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 2.2 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç KESH që historikisht ka mbajtur pjesën dominuese të huamarrjes së ndërmarrjeve publike, huamarrës të rëndësishëm të bankave tregtare në disa raste janë edhe ndërmarrjet në pronësi të institucioneve të pushtetit vendor, siç është rasti i Ujësjellës-kanalizime Tiranë. Veç kredive nga institucione të huaja financiare, UKT ka në bilanc edhe tre kredi të marra nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Kredia e parë dhe më e madhe me vlerën prej 2.1 miliardë lekësh u firmos në vitin 2012, me objekt blerjen nga UKT e HEC-it të Lanabregasit.

Në vitin 2015, UKT mori një kredi të dytë me vlerë 1 miliardë lekësh, me qëllim investimet për shfrytëzimin e burimit të Shën-Mërisë. Kredia e tretë është një overdraft prej 850 milionë lekësh, i firmosur në shtator të vitit të kaluar. Këto janë kredi të pagarantuara nga qeveria shqiptare dhe teprica e tyre në fund të vitit 2020 ishte rreth 1.5 miliardë lekë. /Monitor/

Etiketa: Boldnewskompanikredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

08:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

14:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Veliaj është gjobit për pastrim parash

09:14 : 25/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025
Shkrime promocionale

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

13:14 : 10/06/2025
AKTUALITET

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025
Para

Kreditë konsumatore, vendoset norma tavan e interesit

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com