Vinin baste sportive përmes celularit, arrestohen dy të rinj në Durrës

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi vendosnin baste sportive nëpërmjet celularëve. Autorët nga Sukthi kishin një ambient për PlayStation ku organizonin dhe aktivitetin tjetër të paligjshëm.

Tashmë materialet për 22-vjeçarin E.S, dhe 20-vjeçarin E.M, janë referuar në Prokurorinë e Durrësit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive.

LEXO EDHE  Debatet brenda PD, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe integrimi i Shqipërisë! Zbardhet takimi Basha-Zingraf

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur një rast të ushtrimit të aktivitetit të lotarive të palejuara, (basteve sportive), në Sukth, Durrës, duke arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 22 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës.