VIDEO/ Perla e javës vjen nga Norvegjia, mesfushori realizon një eurogol

Në Norvegji është shënuar goli më i bukur i javës. Sot u luajt ndeshja Fredrikstad-Bryne, e vlefshme për divizionin e dytë të futbollit norvegjez.

Vendasit fituan 3-1 dhe renditen përkohësisht në vend të dytë. Sfidën e bllokoi Nicolay Solberg, mesfushori ofensiv i Fredrikstad.

LEXO EDHE  Teuta ngre “stekën”, synon sulmuesin e Eredivisie në Holandë

Ishte minuta e 17-të kur 30-vjeçari viking realizoi një gol të mrekullueshëm, duke mahnitur tifozët e pranishëm në stadium.

Veprim shumë i bukur teknik i Solberg, i cili gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare falë një roveshate të realizuar në mënyrë fantastike.