Dyer të shpartallura dhe xhama të thyer/ Këto janë pasojat e shpërthimit të bombolës së gazit në Durrës (Foto)

Shpërthimi i bombolës së gazit në banesën e shtetasit Mirjan Muliu në fshatin Kullë në Durrës shkaktoi dëme materiale në shtëpinë dy katëshe, si dhe plagosi 70-vjeçaren Sibe Muliu.

“DurrësLajm” publikon më poshtë disa foto nga vendi i ngjarjes ku duken edhe dëmet e shkaktuara.

LEXO EDHE  Mbi 43 gradë Celsius/ I nxheti afrikan godet Ballkanin nesër, eksperti grek i shqetësuar: Këto temperatura i prisnim në 2040-n

Disa xhupa të varur në mur janë djegur ndërsa dera është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të bombolës që duket mjaft e vjetëruar.

Policia njoftoi më herët se e moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.