Një grua në Greqi vdes pak minuta pas dozës së dytë të Pfizer

Një grua 56 vjeçare ndërroi jetë sot në spitalin e Kalavryta disa minuta pas dozës së dytë të vaksinës.

Pfizer që mori kundër kovidit. Gruaja kishte shkuar në këtë spital për të marrë dozën e dytë, tre javë pas të parës dhe po qëndronte te salloni i pushimit të zonës së vaksinimit ku është e detyrueshme të qëndrosh për 15 minuta.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Greqi/ 8 viktima dhe 2472 të infektuar në 24 orët e fundit

Por pikërisht kur sapo po kalonte një çerek ore, gruaja nisi të ankohek për dhimbje dhe djegie në kraharor dhe në shpinë.

Gruas iu bë frymëmarrje artificiale, u mbajt dhe një orë në intubim, por vdiq.

Spitali tha se dyshon që gruaja të ketë pësuar sulm në zemër me edemë pulmonare, por arsyeja është e paqartë.