“Ramos ka folur me Milanin”, gazetari i njohur spanjoll zbulon kërkesat financiare të mbrojtësit

Sergio Ramos u largua nga Real Madrid pas 16-vitesh dhe ka kuriozitet të madh për ekipin e ri.

Gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol, shkruan se mbrojtësi ka folur me Milanin. Pedrerol zbulon edhe kërkesat financiare të mbrojtësit spanjoll. Ai pretendon 20 milion euro në momentin e nënshkrimit.

Kontratën e do 2-vjeçare dhe pagë 15 milion euro pagë. Sikurse kuptohet, Milani nuk do të ishte në gjendje të paguante shifra të tilla, edhe pse Ramos nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për klubin italian.

LEXO EDHE  Dëmtohet Sergio Ramos, humb superkupën ndaj Lille