Denoncimi/ Qytetari nuk lejohet të udhëtojë drejt Polonisë, edhe pse Shqipëria cilësohet zonë jeshile

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, ku tregon se sa me arrogancë trajtohen qytetarët shqiptarë nga punonjëist e aeroportit të Rinasit.

Në mesazhin dërguar ish-kreut të qeverisë, qytetari denoncon punonjësit e aeroportit se nuk e lejuan të udhëtojë drejt Polonisë, edhe pse udhëtimet drejt këtij shteti ishin të lejuara pasi Shqipëria konsiderohej zonë jeshile.

Madje qytetari shpjegon se punonjësit e aeroportit jo vetëm që nuk e lejuan të kalonte, por edhe u sollën mjaft me arrogancë si dhe nuk dhanë asnjë sqarim.

Postimi i Berishës:

Denoncon punonjesit e aeroportit se i anullojne pa asnje motiv udhetimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor Pershendetje! A mban njeri pergjegjesi per kta punojesit e aeroportit ? Me kthyen para disa ditve  pa te drejte! Nisem nga Tirana per ne Varshav dhe nga Varshava kisha destinacionin e fundit per Islande. Zonja te check ini nuk me la te kaloja pa arsye dhe me sygjeroi te shkoja te supervizori/ pergjegjsi per udhetaret, nje grua qe skishte as nivel komunikimi asgje. Me tha nuk lejohesh te udhetosh per ne Poloni duhet vize. Nje miku im Polak me tregoi faqen e qeveris polake ku Shqiperia ishte me jeshile si per turizem po ashtu edhe per tranzit. Po ju bashkangjis dhe foton. Kerkova te bej ankes, nuk kishte as zyre ankesash as kuti ankesash. Nuk e di po cdo punojes ne shqiperi qe ka 1% pushtet shtyp qytetaret e vet me sjellje arrogante dhe provokative. (Mua mund te me nxjerresh dhe me emer se nuk me plas shume)