• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmenduria e Ergys Verdhos/ Për 1 muaj shpërblen me 15 mln USD shtesë firmat e Kardhiq-Delvinë

20:00 : 22/04/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rruga e re Kardhiq-Delvinë po shndërrohet në një minierë ari për firmat firuese dhe drejtuesit e Autoritetit Shtetëror të Rrugëve. Brenda muajit, drejtori i shumë përfolur i ARRSH, Ergys Verdho, i ka shpërblyer këto firma me plot 15 milionë USD. Në fakt, nuk janë kontrata të reja! Kjo shumë, që do të mjaftonte për një segment tjetër të ri, nuk është kontrata fillestare.

Por, shtesat e kontratës që kanë përfituar firmat. BoldNews ka siguruar dokumentet e disa tenderëve të rinj, të firmosur nga vetë Verdho. Të gjithë brenda muajit prill, me një shpejtësi të madhe. Dhe, ajo që na ngel ne dhe lexuesve taksapagues është vetëm që të bëjmë një numërim të parave publike të derdhura lumë për këtë segment.

Në fillim shpenzoi 332.526.014 lekë shtesë për lotin 4. Më pas 465.122.013 lekë për lotin 5 dhe në fund 467,074,582 lekë për lotin 6. Në total të tria lotet me shtesa kontrate në plot 1.264.722.609 lekë. Mund të na falni për ndonjë gabim në mbledhjen e këtyre shifrave të mëdha! Tani, të vijojmë me veprime të thjeshta. Shuma fundore është e gjitha pa TVSH! Se, nëse do të shtojmë edhe TVSH që është 20 %, do të shkojë në mbi 1.5 miliardë! Ose më thjeshtë në rreth 15 milionë USD. Të gjitha shtesat e kontratave janë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit.

Lexo edhe:

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Sipas dokumenteve, në lotin 6 është bërë një shtesë punimesh. Ky lot kishte një vlerë fillestar 2,854,371,726 lekë. Si justifikim për shtesën është “nevoja për punë shtesë është shkaktuar si i punimeve shtesë, të paparashikuar që nuk varen nga autoriteti kontraktor si punime gjeologjike dhe problematikat teknike që kanë dalë gjatë kohës së zbatimit. Për pasojë, në këtë lot është shtuar kontrata në plot 20%. Përfituesi është kompania “AGBES CONSTRUKSION” që do të fusë në arkat e saj edhe plot 467,074,582 lekë. Kjo kontratë është firmosur në datën 13 prill 2021.

Ndërkohë, në lotin 5 sërish e njëja procedurë. Ky lot ka kushtuar 2.142.538.888 lekë si kontratë fillestare. Të njëjta punime shtesë; gjeologjike! As presje nuk i kanë ndryshuar këtë dokument, duke e marrë copy-paste. Përfituesi i kësaj kontrate është kompania “ALB – STAR” që do të shtojë në arkat e saj 332.517.287 lekë. Kjo kontratë është hartuar në datën 19.04.2021.

Loti 4 ka pasur një vlerë fillestare 2,831,547,931 lekë. Sërish me dokumente copy paste është justifikuar dhënia e shtesës së kontratës. Përfirues në këtë rast është “COBIAL & GJOKA KONSTRUKSION” që morën një shtesë kontrate në plot 465.122.013 lekë. Kjo kontratë është firmosur në darën 6 prill.

Pra, në të tria rastet, justifikimi ishte se nevojiten punë gjeologjike. Po mirë more zotërinj; kur i hartuar dokumentet fillestare nuk i kishit llogaritur mirë këto punime?! Dhe, nëse kjo harresa juaj shkakton një shtesë në plot 15 milionë euro, kush e mban këtë përgjegjësi? Të kujt janë këto para që hidhen lumë për atë rrugë? Natyrisht, çdo zyrtar që ka firmosur duhet të mbajë përgjegjësi dhe jo të firmosë me “kokën në thes” për qëllime personale apo zgjedhore.

Shikojeni pak me kujdes këtë dokument. Shtesa e kontratës për këtë lot është për shtresë zhavorri. Po mirë, si ka mundësi që në projektin e parë është harruar edhe shtresa e zhavorrit?!

Pra, me 15 milionë USD do të bëhen disa shtresa zhavorri dhe disa punime gjeologjike. Bravo Ergys Verdho!

Etiketa: kardhiqtenderverdho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga SPAK te fitimi i tenderave/ Del në skenë oligarku i ri, Gentian Likaj, që po “mund” peshkaqenët e AKSHI-t

16:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

14:51 : 04/07/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026
Para

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

TË GJITHA

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026

Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga ebola në Kongo, OBSH: Epidemia po përhapet me ritëm alarmues

20:03 : 15/07/2026

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş