Cilën majë do Rama?

Nga Boldnews.al

Fushatës po i avitet fundi dhe kryeministri Edi Rama ndoshta po sheh me sytë e tij rënien, por ai ka edhe një “majë” për të kapur. E do atë, e adhuron, bën çmos për ta prekur, për ta arritur, e pas majës kërkon fundin e saj, e pas asaj maje kërkon një tjetër. Në shkencën politike ndërkombëtare kjo quhet ambiecie për pushtet, por në moçalin shqiptar nuk është gjë tjetër perveçse një dëshirë individuale për të mos lëshuar kurrë pushtet. Ai është një person që pasi ka qeverisur tetë vite, duke lënë pas 40 për qind të popullsisë në varfëri dhe vafrfëri ekstreme, kërkon të plotësojë dëshirat e tij, aty majë majës…

“Vetëm duke këmbëngulur çdo ditë e më fort, vetëm duke duruar çdo ditë e më shumë, vetëm duke mos harruar se ngjitja është e vështirë dhe duke mos rënë pre e lodhjes kur lodhja thotë ndalo. Duke mos rënë pre e zemrës që rreh gjithnjë e më fort nga vështirësia dhe thotë pusho, duke mos rënë pre e mendjes që fillon gjej një rrugë më të shkurtër.  Por duke thënë jo, maja është aty, unë do ngjitem aty dhe kësaj punë i ka vdek nëna”-tha kryeministri Rama në takim me banorët e Burrelit.

Rama e do një dorë që ta shtyjë drejt majës. Padyshim që pjesa më e madhe e qytetarëve janë të zhgënjyer prej qeverisjes së tij, të tejngopur nga korrupsioni në nivele të larta politike dhe ato lokale. Janë të përbuzuar nga administrata arrogante, janë venitur nga mungesa e drejtësisë. Por sërish Rama do majën dhe nuk ka për ta kërkuar nga qytetarët, por tek të fortët që sot bredhin rrugëve në kërkim të votave për një njeri që “vdes” për majën…

LEXO EDHE  Dita e Drejtësisë, Artur Metani: Inkurajoj prokurorët dhe gjyqtarët për më shumë motivim

Oligarkia është derdhur masivisht për ti zgjatur edhe një herë si në vitin 2017 dorën për të çuar Ramën tek maja. Po sfidojnë atë pjesë qytetare që pret ditën e zgjedhjeve për të ndëshkuar një qeveri të mbuluar kokë e këmbë në korrupsion. Ashtu sikurse e përmendin edhe raportet e zeza të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sfida nuk është vetëm e Ramës, por edhe pse më të pakët në numër krahasur me qytetarët e zhgënjyer, një pjesë kanë forcën dhe të tjerët paranë. Të dyja sot po vihen në shërbim të kryeministrit, duke ia plotësuar atij dëshirën e majës… Më pas e kanë të qartë se aq shumë do i pëlqejë qëndrimi aty sa do të shpërblehen. Oligarkët do marrin konçesione edhe më tepër se tani, krimi shpreson se pasi ta ngjisin me shtysën e tyre drejt majës do të marrin benefitet që kërkojnë; të mos preken nga ligji dhe të kenë fushën e lirë sidomos në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Ndaj sot Rama kërkon sërish majën, për të mos i zbritur më kurrë dhe shtypur pjesën tjetër poshtë e cila bërtet për drejtesi dhe mundësi, por zërin do ia mbyllë forca e pushtetit dhe padrejtësia që vjen po nga pushteti.