• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Fermeri- Bashës: Më duket ëndërr ‘subvencioni për bujqësinë’, ndaj vota ime është për ty

10:06 : 09/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hipur në zetorin e fermerit Lulzim Noreci në fshatin Mizë të Divjakës gjatë kohës që ai punonte për të dëgjuar me vëmendje të gjitha problemet që Noreci i shtronte dhe çfarë priste nga qeveria e re pas 25 prillit.

“Unë e kam dëgjuar dhe e kam studiuar programin e PD-së, – tha Noreci – dhe më pëlqen shumë mbështetja e bujqësisë, subvencionet! Më duken ëndërr! I kam thënë edhe Alibeajt, më duket si ajo historia që tregojnë “do të martojmë o bir! – S’besoj baba!”

Basha e ka pyetur në veçanti fermerin nëse e dinte për subvencionet që jepte Kosova për prodhimet e saj dhe Noreci i tha se e ka marrë vesh kur nuk i shitej qepa në Divjakë! “Unë nuk e dija se nuk jam ekonomist, jam bujk, por kur e mora vesh se … sa gjysma e Shqipërisë! Po ku shkojnë këto para të këtij populli?!! E do Edi Rama, trangullin, domaten, pataten e Divjakës?! …Ne duhet të jemi krenar që jemi nga Divjaka, ky vend i begatë. Prodhohet, problem është shitja.

Nuk kemi mbështetje nga shteti absolutisht! Po qe për subvencione, nuk flitet fare! Këtu është makabër, nuk të njeh fare. As karburant, sepse karburanti është baza jetike e një. Nuk ta njeh njeri, unë po të them kam 7 hektarë tokë që po i administroj, ore, absolutisht zero! Zero! Nuk të mbështet njeri fare, nuk do t’ia dijë se prodhon, se akoma je gjallë apo ke vdekur! Absolutisht! E gjen mundësinë ta blesh vetë? U rrit dapi dhe nitrati tani para zgjedhjeve. 1200 lekë kuintali!!! Çmenduri! Unë i marr tokat me qira, kam 7 hektarë toka, në rëra i kam 10 000 lekë dynymi dhe në dhera i kam 15 000 lekë dynymi. Toka jonë punohet tri herë, unë po të marr ekonomistë dhe ekonomisti i bie llogarisë, unë dal piramidë, i falimentuar!” – tha Lulzim Noreci.

Lexo edhe:

E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi i moshuar

Dogjën 170 rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona (Emrat)

Basha tha se problemet e fermerëve janë të ditura tashmë dhe se qeveria nuk ka mbështetur fermerët as sa vendet e rajonit. Ai përsëriti programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili parashikon 100 milion euro subvencione për fermerët, 150 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe uljen e çmimit të naftës me 240 lekë.

“Unë nuk mendoj se i bëhet vonë atij për produktet e Divjakës – tha Basha, – por nuk është kjo çështja që dua të diskutoj me ty. Ajo që dua të them është që në qoftë se Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, në qoftë se Maqedonia me një buxhet afërsisht sa i Shqipërisë jep 100 milionë euro, pse mos të japim ne? Po e the ti, ku shkojnë paratë?! Kjo është! Pra, me 25 prill vendimi që do marrësh është ku do të shkojnë paratë: atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do vijnë për subvencione, për ndihmë për ju?!”

“Vendimi im do të vejë tek Partia Demokratike, – tha Lulzim Noreci shkoqur, – në bazë të atij program që ke ndërtuar ti!” – iu drejtua ai kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Etiketa: Bashadivjakefermeri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi i moshuar

13:29 : 11/08/2025
AKTUALITET

Dogjën 170 rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre, arrestohen dy persona (Emrat)

10:47 : 03/08/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI)

15:44 : 29/06/2025
AKTUALITET

Vjosa ‘Park Kombëtar’, fermeri nga Fieri: Nëse na bllokoni ujin e lumit ne vdesim

21:21 : 25/06/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

13:03 : 24/06/2025
Para

VIDEO/ Hardhuca gjigande kërkon ushqim në supermarket

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com