• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim kërkoi të mos regjistrohej si kandidat, Celibashi dorëzohet para Tom Doshit

19:59 : 17/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

KQZ ka regjistruar Tom Doshin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Vendimi është marrë nga KQZ pavarësisht apelit të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka kërkuar mosregjistrimin e kandidatëve që përfshihen në listat e zeza të DASH-it, sikundër është edhe emri i deputetit Doshi.

Doshi njihet si Kryetar i PSD, pavarësisht se kërkesën në KQZ të depozituar nga kjo parti e ka firmosur Engjëll Bejtaj, i cili sipas sqarimeve është krye të kësaj partie në pritje të zbardhjes së dokumenteve nga gjykata.

Kim pak javë më parë zhvilloi edhe një takim me Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, i cili u shpreh se do të angazhohej në procesin e mosregjistrimit të kandidatëve problematikë, ku përfshihet edhe Tom Doshi, sipas diplomates amerikane.

Por duket se Cellibashi nuk ka mundur të mbajë “premtimin”. Tom Doshi pritet të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit në qarqet Tiranë dhe Shkodër, ndërsa nuk dihet nëse diplomatja amerikane do të angazhohet më publikisht duke i kërkuar zgjedhësve të mos votojnë kandidatë që kanë probleme me ligjin apo janë në listat e zeza të DASH.

Në mbledhjen e sotme, KQZ deklaroi se asnjë prej kandidatëve për deputetë të PSD nuk ka deklaruar të dhëna që përbëjnë kusht për mosregjistrimin e tyre.

Lexo edhe:

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

Ndërkohë nga përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso, tha se ky është rast i pastër ku dëbimi konsiderohet me burgim dhe sipas tij duhej të merrej në konsideratë kërkesa e SHBA.

“Është rast i pastër kur kandidati ka një vendim të barazuar me dëbimin. Shumë vende vendosin dëbimin në vend të burgimit. Konsiderohet i barasvlershëm. Qëndrimet e përfaqësive diplomatike të vendeve që kanë aplikuar këtë lloj mase, duhet të merren në konsideratë nga KQZ”, tha Kaso.

Por, Celibashi është shprehur se për të gjitha këto raste që ka indicie të tjera publike, KQZ do të bëjë verifikim të thelluar si dhe do t’i kërkohet Prokurorit të Përgjithshëm që të japë informacione dhe të dhëna shtesë.

Ajo që dihet është se Doshi ka kaluar pengesën e parë atë të regjistrimit si kandidat, dhe nëse merr mandatin e deputetit, do të shihet nëse ai do të ketë një rol deciziv me votën e tij për krijimin e Qeverisë.

Doshi ka mbajtur një qëndrim pro Qeverisë Rama dhe nismave të saj në Parlament, njihet si një nga mbështetësit kryesorë të Edi Ramës, pavarësisht momenteve të tensionit të pak viteve më parë mes tij dhe Kryeministrit.

Etiketa: doshikimKQZ

Lajme të lidhura

RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

09:30 : 07/07/2026
AKTUALITET

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

19:15 : 06/07/2026
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, Braho: Mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve

10:56 : 01/07/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
AKTUALITET

Shkarkimi i Kreshnik Hajdarit, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

14:47 : 08/06/2026
Para

Champions/ Chelsea-Atletico, publikohen formacionet zyrtare

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş