• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gratë e larguara nga PS urojnë: Paçim fatin e Elisës!

13:30 : 14/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Iku Vasilika Hysi, iku Eglantina Gjermeni, iku Elona Gjebrea, as në fundin mbushës të listave nuk i deshi Rama. Madje i detyroi që më 8 mars të tregonin sesi e kishin njohur Edin, sa me emocione e pritën propozimin e tij për tu angazhuar në politikë dhe histori të tjera plot lezet…

Nuk i duheshin më Ramës, për të, ata e kishin mbyllur ciklin, ndonëse në komisionet parlamentare që të treja konsideroheshin si eksperte të mira, pavarësisht këmborës së Rilindjes që ua kishin varur në qafë për ta tundur sa herë e bëntë me sy kryetari. Ata ikën, sepse kishin një dinjitet, ndonëse të vrarë në një parti që vendos vetëm kryetari për gjithçka dhe të tjerët duhet ti binden. Por…, qëndron Elisa Spiropali.

Edhe ajo grua është, si Vasilika, Ermelinda, apo Elona, por ka diçka më tepër se ta, ka një një “shqisë” më shumë që është deliri për idhullin. Të trija deputete e larguara në Parlament kanë qenë aktive, sidomos në profilet e tyre, por kriteri që sot i mat Rama gratë dhe jo vetëm ato për ti bërë deputete është tjetër gjë.

Sot çdo grua që dëshiron të jetë jetëgjatë në PS, aq sa ta ketë në dorë Edi Rama duhet të bëhet “klon” i Elisës. Rilindja ka nevojë për më shumë Elisa. Për këto politikane që gjestikulacionet i kanë të njëjta me Ramën, që e mbrojnë atë deri në vetëmohim, që lepihen aq shumë sa u thahet pështyma dhe që pranojnë të bëhen “meme historike”, duke e konsideruar Ramën si Skënderbeu ynë.

Lexo edhe:

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

Edhe Mimi Kodheli duhet të mendohet mirë për sjelljen e saj, ka një model dhe duhet ta ndjekë. Të rejat që kanë ardhur rishtaz sigurisht që e kanë kuptuar që nëse pyeten se kë kanë idhull, patjetër një emër i parë që duhet tu vijë në mendje është Elisa Spiropali.

Ka ngjitur “shkallët Rama” si askush tjetër. Nga një vajzë e pakët që briste në organizatën Mjaft, gjithnjë poshtë Veliajt për nga rëndësia në atë OJQ, Spiropali shkoi drejt në në dogana me izmin e Ramës. Në fakt ajo kishte kaluar më parë testin e besnikërisë kur u fut në “grevën e urisë” që po bënte PS-ja me moton: Hap kutitë ose largohu.
Dhe ajo diti të ecë, doganat e kthjelluan më shumë, i dhanë jetë jetës së saj, duke harruar byrektoret dhe furnizuar stomakun dhe trurin në restorante luksoze. Edhe në veshje u trasformua. Nuk ishte më ajo vajza aktive me atlete dhe xhinse të lara e thara disa herë, por me një sqimë klasike, majë takash që kur ecën tregon veten si “zonja e hekurt” e Rilindjes që lë pas edhe aromën e parfumeve të shtrenjta.

E pra, Elisa jo vetëm ua hodhi të gjithë grave të tjera të PS-së që Rama i largoi ose i përdori si mbushëse listash, por ka kapur pozicion të sigurt në listë dhe sot duartroket vendimet e kryeministrit që në shumë herë edhe ai ka shprehur vlerësime për të, duke e ngitur nga një detyrë e lartë në një tjetër.

Ky është modeli i gruas politikane brenda PS-së ndaj sot me shumë dhimbje të larguarat ngushëllojnë njëra tjetrën, por për tu ruajtur nga trishtimi urohen mes vetes: në të ardhmen paçim fatin e Elisës!

Etiketa: elisagrate e larguaraps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026
AKTUALITET

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026
AKTUALITET

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

Neomalësorja tregon pse u largua nga PS: Ja mesazhi që më dërgoi Rama!

17:36 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

FOTO/ Shtyu gazetaren se nuk mbante maskë, po Evin Kushin pse e mbajti afër?!

TË GJITHA

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş