• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafiku i drogës, mafia shqiptare dhe ajo nigeriane bashkoi forcat në Itali

19:08 : 11/03/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Pak ditë më parë, policia shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Itali dhe Gjermani, kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar anti-drogë, “Tibus”, ku u arrestuan 55 persona, mes të cilëve 27 shtetas shqiptarë.

Pesë nga gjashtë emrat e kërkuar nga drejtësia italiane, u vunë në pranga këtë të martë në Vlorë, teksa një prej tyre, është shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Bëhet fjalë për një organizatë të përbashkët mes mafies shqiptaro-nigeriane, e cila kishte arritur të ngrinte themelet për ndërtimin e një baze të fortë të narko-trafikut në Romë.

Media italiane, “Fanpage”, duke iu referuar këtij operacioni, ka dhënë detaje si funksiononte kjo organizatë kriminale, duke u bërë një pikë referimi në tregun e narko-trafikut në kryeqytetin italian.

Nga Vlora me gomone, në brigjet e Puljias

Lexo edhe:

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Roma ishte kthyer në një qendër magazinimi për tonelatat e marijuanës që vinte nga Vlora, në ​​Shqipëri dhe që trafikohej jo vetëm qytetet e tjera italiane, por edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Qindra kilogramë, që çdo muaj niseshin nga stacioni “Tiburtina” me shumë të rinj që mbanin çanta në shpinë, të gjithë me kombësi nigeriane, përgjithësisht pa precedentë penalë ose azilkërkues.

Ata rekrutoheshin nga krerët e mafies nigeriane, të cilët në Romë, drejtojnë atë që tani quhet ‘qendra e shpërndarjes’ për marijuanën.

Ishin ata që organizuan udhëtimet, shumicën e kohës në autobusë (më të vështirë për t’u kapur se makinat) dhe që shpërndanin dhe transportonin lëndën narkotike në Itali dhe Evropë.

Me kalimin e viteve, furnizuesi i tyre ka qenë gjithmonë i njëjti: mafia shqiptare, me qendër në Vlorë. Një klan i përcaktuar territorial, i organizuar mirë dhe që dinte të lëvizte për të trajtuar sasi të mëdha të drogës pa u zbuluar.

Marijuana transportohej nga qyteti bregdetar me gomone dhe mbërrinte në Puljia. Nga atje, ajo merrej nga mafia nigeriane, e cila u kujdes për transportin drejt Romës dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës.

Një partneritet i provuar dhe i sprovuar që nuk ka dështuar kurrë gjatë viteve. Me synimin për të marrë një rol udhëheqës në tregun e trafikut të drogës në kryeqytet.

Por ishte gjithashtu kjo besnikëri ekstreme midis dy organizatave kriminale, që e bëri më të lehtë për hetuesit të kuptonin një skemë që ishte gjithmonë e njëjta.

Si mafia shqiptare kalonte drogën për llogari të mafies nigeriane

Partneriteti midis mafies nigeriane dhe asaj shqiptare, është zbuluar pas disa vitesh hetimi nga ana e policisë italiane.

Pesëdhjetë e pesë persona u arrestuan para disa ditësh në shumë qytete italiane, në Shqipëri dhe në Gjermani.

Ata akuzohen se ishin pjesë e tre grupeve të dallueshme kriminale: dy që i përkisnin mafies nigeriane me qendër në Romë (të ndarë për të kontrolluar më mirë territorin e gjerë të kryeqytetit) dhe një që i përket mafies shqiptare, me qendër në Vlorë.

Hetimet, të cilat zgjatën me vite, filluan kur policia u bë e vetëdijshme për një skemë të konsoliduar për shpërndarjen e marijuanës që nisej nga stacioni “Tiburtina”.

Policia ka ndaluar shpesh shumë të rinj nigerianë që largoheshin nga stacioni i autobusëve” Tibus”, të gjithë me çanta shpine dhe pako marijuanë brenda. Paketimet ishin gjithmonë të njëjtat dhe me të njëjtën aromë.

Djemtë ishin të gjithë të së njëjtës kombësi, me rekorde të pastra ose azilkërkues. Dhe më e rëndësishmja, pasi njëri prej tyre u arrestua, ai u zëvendësua shpejt me dikë tjetër, gjë që e bëri të qartë, se si organizata kriminale që mbante frenat e tregtisë, ishte aq e konsoliduar sa që mund të besonte në një numër të madh të rekrutëve.

Aleanca e fortë midis dy organizatave

Gjatë fazës së hetimit, hetuesit vunë re se të gjithë personat e dyshuar të përgjuar, ishin me kombësi nigeriane, të cilët gjithmonë dhe vetëm u drejtoheshin shtetasve shqiptarë.

Nëse për ndonjë arsye nuk arrihej një marrëveshje me furnizuesit ballkanikë, atëherë nigerianët kontaktonin një person tjetër, por gjithmonë shqiptar.

Po kështu, shqiptarët kontaktonin vetëm dhe ekskluzivisht nigerianët, kurrë me askënd tjetër. Dhe kjo është ajo që nxori në dritë aleancën midis dy mafieve në lidhje me trafikun e marijuanës në kryeqytet.

“Fakti që ata të gjithë vijnë nga i njëjti qytet (Vlora), është një element me rëndësi absolute dhe dalluese e një përkatësie të qartë dhe të dukshme ndaj një grupi të organizuar,- lexohet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, – një element, që gjithashtu në Itali është karakteristikë e ‘mafieve’ të ndryshme që zakonisht lidhen me rajonet në të cilat ato kanë origjinën”.

Në një vit, policia italiane, ka arrestuar 83 persona, ka sekuestruar 70 mijë euro, gati 482 kg marijuanë dhe 10 kg hashash.

Nëse lënda narkotike do të dilte në treg, ajo do t’u kishte sjellë bosëve të drogës 2.5 milionë euro./GazetaSi

Etiketa: mafianigerianeshqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

16:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

09:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët në Zvicër sërish në protestë, kërkojnë largimin e Ramës

20:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
AKTUALITET

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

21:01 : 18/06/2026
Para

Vjosa Osmani diskuton me Palmerin për dialogun Kosovë-Serbi: SHBA-të do të koordinohen me BE-në

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet